Si të shkarkoni një imazh online me një ose dy klikime

Dhe ja ku vjen një shtojcë falas për Chrome e cila ju mundëson të shkarkoni një imazh online me një ose dy klikime. Emri i shtojcës është “Double-click Image Downloader“. Kjo shtojcë është me të vërtetë e mrekullueshme, ju kursen shumë kohë kur ju keni për të shkarkuar shumë imazhe online nga një faqe hapur në shfletuesin Chrome. Klikimi i dyfishtë në imazhe të veçanta do të shkarkojë një imazh menjëherë në vendodhjen e parazgjedhur të kompjuterit tuaj.

Shtojca gjithashtu vjen dhe me opsionin e shkarkimit me një klikim. Nëse ky tipar është i aktivizuar, ju mund të shkarkoni çdo imazh në një klikim të vetëm. Single-click Mode siguron një ikonë shkarkimi kur afroni kursorin e mouse-it mbi një imazh. Ju duhet të klikoni këtë ikonë për të shkarkuar imazhin. Single-click ju lejon të poziciononi sipas dëshirës ikonën e shkarkimit.

Double-Click Mode

Gif-i më sipër tregon se sa e thjeshtë është të shkarkosh një imazh. Thjesht dy klikime me mouse dhe imazhi do shkarkohet menjëherë.

Këtu keni linkun e faqes së kësaj shtojce për Chrome. Pas instalimit, shtojca do të filloj të funksionojë menjëherë. Sidoqoftë, në mënyrë që të funksionojë dhe tek tab-et e hapura, do ju duhet që t’i rifreskoni këto tab-e. Tani klikoni dy herë mbi një imazh dhe vini re magjinë. Imazhi do shkarkohet menjëherë.

Për të aktivizuar tiparin e shkarkimit me një kikim të vetëm, do ju duhet të aksesoni menunë Options të shtojcës. Në këtë menu do ju duhet të aktivizoni single-click mode.

Single-Click Mode

Përveç kësaj, ju mund të zgjidhni dukshmërinë, madhësinë dhe pozicionin e ikonës së shkarkimit.

Pas kësaj, rifreskoni faqet. Tani afroni mouse-in mbi një imazh dhe do vini re që do ju shfaqet ikona e shkarkimit.

Single-Click Icon

Klikoni ikonën për të shkarkuar imazhin.

Përfundimi

Kjo shtojcë fantastike, bën të mundur shkarkimin e imazheve kur ju jeni duke punuar në Chrome shumë të lehtë. Ju mund të zgjidhni ndërmjet shkarkimit të një imazhi me një ose dy klikime. Definitivisht ja vlen ta provoni.