Nvidia shpenzon miliarda në kartën grafike të re

CEO dhe presidenti i Nvidia-s Jen-Hsun Huang pati një zgërdheshje goxha të madhe në fytyrën e tij kur prezantoi kartën grafike më të fundit dhe më të mirë deri më tani, GTX 1080. “Kjo e fundit pati një buxhet kërkimesh dhe zhvillimesh miliarda dollarësh.” u tha ai një turme lojtarësh në San Fancisco. “Ka shumë mundësi që kjo gjëja këtu të shkojë në Mars.”

Sipas pretendimeve të Huang, është shumë e shpejtë gjithashtu. Supozohet të jetë dyfish më e shpejtë sa dy Nvidia GTX 980 së bashku (kjo ndodh kur ju i bashkoni këto dy karta për të përdorur procesorët e të dyjave së bashku) dhe sigurisht më e shpejtë se sa mbreti i deritanishëm i shpejtësisë, Nvidia Titan X. Huang gjithashtu prezantoi një grafik të thjeshtë ku pretendonte se Nvidia 1080 është më e shpejtë se sa Titan X duke përdorur vetëm një të tretën të energjisë.

uuffx79kormovyhjrpyy

Ai më pas shfaqi disa aftësi të 1080-ës si ajo e luajtjes së një loje në 60fps. “Me këtë kartë grafike, ne do ta kapërcejmë atë luginë misterioze,” tha ai për audiencën.

dccahegw1zzuura6iorq

Ky është një pretendim shumë i guximshëm, dhe të tillë bëhen kur ke shpenzuar kaq shumë para në një produkt aq sa Nvidi a ka shpenzuar për 1080-ën.

Nuk ka akoma shifra se sa mund të kushtojë kjo bishë, por Nvidia Titan X për momentin kushton 1400$, ndërsa 980 kushton rreth $600. Duke se kjo kartë grafike do të kushtojë akoma më shumë, kështu që do të ishte mirë që luajtësit e lojrave në PC të fillonin që tani të kursenin paratë e tyre, nëse duan ta kenë këtë bishë në kompjuterin e tyre.

[NvidiaTwitch]

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.