Apple lëshon iOS 9.3. Ja disa fakte interesante që duhet t’i dini përpara se të përditësoni iPajisjen tuaj

Ashtu siç pritej, Apple ka përditësuar versionin e fundit të iOS në atë 9.3 sot. Një ndryshim i vogël, i cili ka disa karakteristika shumë interesante që do të donit t’i provonit.

“Turni i Natës”

E ngjashme me f.lux-in e njohur, gjendja “Turni i Natës” e Apple eleminon dritën blu nga ekrani për një përdorim më të mirë gjatë leximit në mjedise të errëta. Apple thotë se duke përdorur “Turnin e Natës”, ju do të bëni një gjumë më të rehatshëm. Përdorë gjelokacionet për të identifikuar vendndodhjen tuaj (dhe kohën dhe datën) dhe ndryshon automatikisht temperaturën e ngjyrave të ekranit tuaj. Përgjatë natës, ekranin do të jetë më “i ngrohtë” dhe i verdhë, dhe do t’i rikthehet normalitetit sapo të lindë dielli.

“Turni i Natës” është i vlefshëm vetëm për iPhone 5S e sipër, iPod të gjeneratës së 5-të e sipër, iPad mini 2 e sipër dhe iPad Air e sipër.

night shift

Lajmet dhe Shënimet

Aplikacioni i Shënimeve nga Apple do të jetë pak më i sigurt tani. Ju do të jeni në gjendje të fshihni shënimet pas Touch ID-së, nëpërmjet secilës Apple inkurajon më shumë përdoruesit t’i besojnë të dhënat personale tek aplikacioni.

Tani shënimet mund të renditen edhe pas datës, orës në të cilën janë krijuar ose alfabetikisht.

Aplikacioni i lajmeve tani ka një algoritëm të ri i cili nxjerr në pah përmbajtje të cilat Apple mendon se do t’ju interesojnë më shumë. Video-t do të luhen direkt në faqen e lajmit, dhe versioni i iPhone të Note është i shikueshëm në gjendje pejsazhi. Apple thotë gjithashtu se aplikacioni i lajmeve do të ngarkohet më shpejt kur ju e hapni aplikacionin.

notes protection

Shëndeti

Nuk ka karakteristika të reja për “Shëndetin”, por Apple rekomandon aplikacione të tjera të njohura të cilat jum mund të doni t’i përdorni në aplikacionin e saj “Health”.

Nëse ju po përdornit “Health” për të ruajtur peshën tuaj, për shembull, duke parë kartelën e peshës në aplikacionin “Health” do t’ju shfaqë aplikacione që mund t’ju interesojnë.

health app

Edukimi

Një karakteristikë që shumica e përdoruesve nuk do të kenë mundësi ta shfrytëzojnë. iOS 9.3 tani lejon klasat të ndërlidhin pajisjet në mënyrë që studentët të ndajnë iPad-et. Shkollat të cilat krijojnë Apple ID për studentët tani mund t’i menaxhojnë ato, dhe një aplikacion i ri i quajtur “Klasa” i lejon mësuesit të kontrollojnë progresin e studentëve më mirë.

Mësuesit mund të shikojnë ekranet me një prekje duke përdorur aplikacionin Classroom, kështu që mund të kenë një ide më të mirë se si nxënësit po i marrin informacionet. Edukatorët tani mund edhe të lançojnë aplikacione në pajisjet e studentëve, dhe t’i mbyllin këto aplikacione për t’i mbajtur studentët e përqendruar.education

Më të mirat

Këto janë përmirësimet më të dukshme. por ka edhe disa karakteristika të tjera në iOS 9.3

Disa Apple Watch mund të lidhen njëherësh në një iPhone të vetëm, dhe Apple Music nuk do të shtojë më playlist-a tek “My Music”. Klientët e Verizon do të kenë telefonata nëpërmjet Wi-F, dhe iCloud for Books ka sinkronizime të PDF përreth pajisjeve.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.