Instagram konfirmon se po teston përdorimin e disa llogarive njëkohësisht në iOS
Instagram ka konfirmuar se po kryen një testim në të cilin përfshihet përdorimi i disa llogarive njëkohësisht në aplikacionin e tij për iOS, pas raportimeve nga e Enjtja ku disa përdorues thanë se e kishin patur këtë karakteristikë direkt në aplikacion. Kompania akoma nuk ka folur për këtë plan, por lajmet janë premtuese. Nëntorin e shkuar, Instagram po e testonte këtë karakteristikë në sistemin “Android”, me antarët nga grupi i testimeve. Tani, duke ditur faktin që kompania i ka zgjeruar këto testime në një platformë tjetër, tregon se ajo po përgatitet që ta lançojë këtë karakteristikë për të gjithë përdoruesit e aplikacionit.
Për përdoruesit e rastësishëm të këtij rrjeti social, ky mund të duket si një lajm i parëndësishëm. Por për pjesën më të madhe të komunitetit të ri e të vjetër të Instagram-it, kjo shtesë do të ketë një ndikim shumë të madh se si i përdorin shërbimet e këtij rrjeti social.
Në ditët e sotme, shumë përdorues adoleshentë apo rreth të 20-ave të këtij aplikacioni krijojnë shumë llogari. Madje ato kanë edhe zhargonët e tyre për to, si psh: “finstagram”, ose “finsta” për shkurt, çka do të thotë “llogari Instagrami fallso”.
Përveç adoleshentëve, ata të cilët kanë si punë të menaxhojnë llogari të ndryshme Instagrami; si psh. menaxherët e rrjeteve sociale, gjithashtu do të kenë një lehtësim të madh nga kjo karakteristikë e re.
Sipas raportimeve, ata përdorues të cilëve u është “dhuruar” kjo karakteristikë kaq e kërkuar, do t’u shfaqet atyre tek rregullimet e aplikacionit. Që t’a shohësh nëse e ke atë, shko tek profili yt në instagram, kliko “Settings”, më pas kërko opsionin “Add Account”.
Kjo karakteristikë funksionon ashtu si në versionin “beta” Android. Pasi ta keni aktivizuar, ju do të keni mundësinë t’i shkëmbeni llogaritë duke përdorur një selektor të ri i cili do të shfaqet sipër faqes së profilit të përdoruesit. Njoftimet gjithashtu do të tregojnë se për cilën llogari vjen njoftimi.