Asus ZenBook 3 Deluxe paketon një ekran 14 inç në një shasi 13 inç
I njohur zyrtarisht si Asus ZenBook 3 Deluxe UX490, ky version i përmirësuar paketon një ekran 14 inç Full HD (1,920 x 1,080) me Gorilla Glass 5 në një shasi 13 inç, thjeshtë duke eliminuar bezel-t në të dy anët.
Laptopi më i fundit i Asus fuqizohet nga një proçesor Intel Core i7 Kaby Lake me 16 GB Ram LPDDR3 dhe SSD 1TB PCIe. Shasia akomodon dy porta USB Type-C (me Thunderbolt 3) gjithashtu edhe një portë USB Type-C 3.1 gjenerata e parë e cila ofron mbështetje dhe për karikim.
ZenBook 3 Deluxe është i trashë 12.9mm dhe peshon 1.1 kilogram. Asus thekson se është 15 përqind më i hollë se një MacBook Pro dhe 30 përqind më i hollë se një MacBook Air. Në fakt, i gjithë laptopi prej alumini duket i mrekullueshëm. Sa i përket baterisë, prisni të merrni mbi 10 orë punë ndërmjet karikimeve, falë baterisë 46Wh.
Asus ZenBook 3 Deluxe do të jetë në dispozicion në Maj me një çmim prej $1,699 dhe në opsione ngjyrash, gri dhe blu.