fbpx

Blog: Teknologjia trend e 2016-s tashmë është e vdekur

2016-ta ka qenë, në mesin e shumë gjërave tjera, viti i smartfonëve modular. Motorola dhe LG të dy lançuan telefona flagship që mbështeteshin kryesisht tek modulet e “ngjitshme”.

Me të gjithë këto emra të mëdhenj pas, ju do të mendoni se 2016-ta do të ishte viti që konsumatorët më në fund u zgjuan dhe kuptuan se ajo çfarë ju ka munguar është blerja e një moduli kamere $300 që punon vetëm me smartfonin e tyre $600.

Për fat të mirë , kjo nuk ndodhi, dhe tani i gjithë koncepti i smartfonëve modulare po merr pikërisht atë që meriton: një vdekje të shpejtë dhe të palavdishme.

Po e quaj vdekje tani, sepse LG, i cili solli modulet tek G5, ka konfirmuar për Wall Street Journal se G6 do të vijë pa module. Shefi i LG-së Skott Ahn me sa duket i tha gazetës se do të largohen nga modulet me LG G6, në sajë të një përgjigje të zbehtë nga konsumatorët.

LG G6 është planifikuar të lançohet gjatë Kongresit Botëror Mobile, një event i cili pritet të ndodh në Barcelonë në fund të muajit të ardhshëm. Nga imazhet e rrjedhura, pritet të shohim një smartfonë klasik me çipin e fundit të Qualcomm, bezel të hollë dhe me xham mbrapa për të mundësuar karikimin wireless.

Me LG-në jashtë garës, tani është në dorën e Motorolas dhe Google për të mbajtur pishtarin e smartfonëve modulare. Megjithëse modulet tingëllojnë mirë në letër, realiteti i ndërtimit të një telefoni si Lego me sa duket është një detyrë e vështirë për prodhuesit.

Meqë një person mesatar mban një smartphone për rreth dy vjet, njerëzit nuk janë të gatshëm të paguajnë qindra dollarë në një modul që ndoshta nuk do të ketë asnjë vlerë në kohën e 24 muajve.