Autoritetet turke bllokojnë Wikipedia-n
Turqia ka bllokuar aksesin brenda vendit në enciklopedinë online, Wikipedia. Zyrtarët e quajntë “një masë administrative”, por nuk kanë dhënë arsye pse.
Mediat turke thonë se autoritetet i kishin kërkuar Wikipedia-s të hiqte përmbajtjet e shkrimarëve “që mbështesin terrorizmin”.
Turqia në të shkuarën ka bllokuar përkohësisht edhe rrjetet sociale si Facebook dhe Twitter në të shkuarën, zakonisht pas protestave apo sulmeve terroriste.
Grupi i monitorimit të Bllokut Turk thotë se Wikipedia nuk hapej si faqe nga ora 08.00. Njerëzit në Stamboll nuk kishin akses në ndonjë faqe pa përdorur VPN-në.
“Pas një analize teknike dhe një baze ligjore të ligjit Nr. 5651 (qeverisja e internetit), një masë administrative është marrë për këtë faqe”, thotë në një deklarate Autoriteti i Teknologjisë së Komunikacionit dhe Informacionit të Turqisë, pa dhënë detaje të tjera.