Si t’i bllokoni njoftimet e lojërave në Facebook
Njësoj siç janë reklamat të bezdisshme në internet, ashtu janë edhe kërkesat e lojërave në Facebook. Madje mund të them akoma më keq. Askush nuk do t’ia dijë nëse keni nevojë për një jetë në Candy Crush për të kaluar nivelin, keni nevojë për ca chips-a në Texas HoldEm Poker apo ndonjë mbështetje në Farmville nga miqtë tuaj.
Ju mund të keni shkruar mjaft postime për këtë shqetësim në profilin tuaj apo mund t’u keni folur edhe miqve tuaj për këtë problem, por siç thotë ajo “fjala e urtë”: “I the, i the, po kujt i the?”. Por mos u shqetësoni më sepse Facebook i ka marrë parasysh shqetësime e juaja, dhe i ka dhënë zgjidhje këtij problemi, duke u dhënë mundësinë përdoruesve të rrjetit social më të madh në botë t’i çaktivizojnë të gjitha kërkesat e lojërave. Po, po! Të gjitha!
Për ta bërë këtë, hapni aplikacionin e Facebook në smartphone-in tuaj, dhe shtypni “More” në fundin e djathtë të ekranit.
Më pas shtypni “Settings“.
Shtypni “Account Settings“.
“Apps“.
Më pas “Platform“.
Dhe në fund “No“.
Urime! Ju sapo keni çaktivizuar përherë dhe përgjithmonë njoftimet e lojërave në Facebook.