Edward Snowden krijon një aplikacion i cili kthen smartphone-in tuaj në një sistem sigurie

Edward Snowden njihet për zbulimin e programeve spiunë të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë të qeverisë Amerikane, por projekti i tij i ardhshëm synon t’i bëjë qytetarët të ndihen më të sigurt.

Është një aplikacion, i quajtur “Haven”, që synon të kthejë telefonat Android në një sisteme sigurie.

Ky aplikacion është në fakt i zgjuar dhe dëshmon gjithçka që ndodh, dhe krijon një rekord të saj, tha Snowden në një intervistë të fundit për Wired .

Ideja është e thjeshtë: Ju e instaloni aplikacionin në një telefon jo shumë të shtrenjtë , dhe pastaj vendosni telefonin në një vend që dëshironi të monitoroni.

Një prezantim nga ‘Projekti Guardian’, i cili po punon me Snowden në Haven, tregon dallimin midis Haven dhe zgjidhjeve të tjera të monitorimit.

Ndoshta ju jeni në një dhomë hoteli në Hong Kong, të shqetësuar se dikush po përgjon veprimet tuaja. Çfarë duhet të bëni? Instaloni Haven në një smartphone bosh dhe jo shumë të shtrenjtë. Nëse dikush hyn në dhomën tuaj, telefoni mund të programohet për të filluar regjistrimin ose për të shkrepur fotografi.

Këto incizime pastaj mund të dërgohen në mënyrë të sigurtë në telefonin tuaj personal, ndoshta përmes një mjeti komunikimi të koduar si Signal. Siç tregon imazhi i mësipërm, Haven përdor shërbime të koduara si Signal dhe Tor që i lejojnë përdoruesit të mbajnë në kontroll plotë të asaj që po komunikohet.

Me pak fjalë, aplikacioni synon të kthejë një smartphone në një sistem personal sigurie.

Ne projektuam Haven si një mjet për gazetarët investigues, mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe njerëzit në rrezik”, thotë Snowden në një video ku prezanton aplikacionin. “Haven e bën më të vështirë heshtjen e qytetarëve – bastisjet, kërkimet, arrestimet – të cilat nuk kapen në akt.

Meqë aplikacioni aktualisht është në open beta, ju mund ta provoni vetë nga këtu; kini kujdes se disa gjëra mund të mos funksionojnë në mënyrë të përkryer (ose fare). Dhe në qoftë se doni të dëgjoni më shumë rreth Haven, nga Snowden vetë, shikoni këtë video: