Apple prezantoi sot iPhone 7-ën e re dhe një iPad të ri MË TË LIRË

Sot më herët, Apple çaktivizoi papritur dyqanin e saj online dhe e zëvendësoi atë me një tekst misterioz, i cili premtonte se ‘diçka të veçantë’ ishte rrugës. Ndërsa tani ne e dimë se surpriza ishte: një iPhone i ri dhe një iPad i përmirësuar.

Ndërkohë që dyqani vazhdon të jetë i padisponueshëm, kompania e ka përditësuar kryefaqen e saj me foto të reja, duke publikuar kështu një iPhone (RED) të përmirësuar, nga ku mund ta kuptoni se ngjyra e tij është e kuqe, si dhe një iPad të ri 9.7 inç.

Pajisja e veçantë është një fryt i vazhdueshmërisë së bashkëpunimit të Apple me (RED) i cili synon të luftojë dhe të ngrejë shqetësimet e AIDS-it. Praktikisht pajisja ka të njëjtat specifika si modeli standard i saj, por vjen në një dizajn të ri të kuq. Ajo do të shitet për 749 dollarë për versionin fillestar të modelit 4.7 inç dhe 869 dollarë për versionin fillestar të modelit 5.5 inç.

Siç thekson edhe gjigantja e Cupertinos, “çdo blerje kontribuon në Fondin Global për të mbështetur programet e HIV/AIDS dhe do të ndihmojë për të pasur një gjeneratë pa AIDS.”

iPad-i i ri, i quajtur thjeshtë “iPad” do të ketë një ekran 9.7 inç me një rezolucion 2048×1536, një çip A9 64bit si dhe 10 orë jetëgjatësi të baterisë.Por karakteristika e tij më e mirë deri më tani është çmimi i tij i reduktuar. ndryshe nga linjat e mëparshme të tabletëve, çmimi i të cilave fillonte nga 599 dollarë, iPad-i i ri do të kushtojë 329 dollarë. Me një çmim kështu thuajse të përgjysmuar.

Detajet e produkteve mund t’i shihni në faqen zyrtare të Apple.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.