Versioni i Facebook-ut të Mark Zuckerberg është shumë më ndryshe nga ai i yni…

Javën e kaluar, Mark Zuckerberg na prezantoi me karakteristikën më të re të Facebook, atë të transmetimit të drejtpërdrejtë.

Ju mund ta keni vënë re, por kjo karakteristikë i lejon përdoruesit e këtij rrjeti social të bëjnë transmetime të drejtpërdrejta direkt nga smartphone-i i tyre.

facebook_mobile_4567_87154100

Por kur Marku nxori iPhone-in e tij për të na folur për karakteristikat e tjera të reja, Facebook-u i tij ishte komplet ndryshe nga ai i yni.

Për fillestarët, ikona tradicionale blu e aplikacionit të Facebook ishte ngjyrë e verdhë, çka është totalisht e çuditshme. Por me sa duket, kjo është për shkak se ai është një version sekret të cilën kompania e përdor për të testuar karakteristikat e reja.

zuckscreenyellow

Versioni i tij është shumë më i gjerë gjithashtu. E lejon atë të postojë muzikë dhe GIF-e lehtësisht, karakteristikë kjo e cila është e disponueshme në website-in e tij, por nuk u shpërnda kurrë aq lehtë.

Në përgjithësi, ndërfaqja e re duket se po mundohet t’i inkurajojë njerëzit të postojnë më shumë rreth vetes në website (vetëm në rast se ju nuk e keni ndarë tërë jetën tuaj aty akoma).

facebook (1)

Disa prej këtyre karakteristikave janë publikuar për disa përdorues tashmë, por disa aspekte të tjera mund të mos publikohen në celularët e njerëzve kurrë.

Siç e shpjegoi edhe Zuckerberg gjatë videos të drejtpërdrejtë: “Jo gjithçka do të lançohet, [por] disa do të lançohen pas njëfarë kohe.”

Mbetet ende për t’u parë se çfarë karakteristikash përmban ai versioni “i verdhë” i aplikacionit, por kjo është një “shije emocionuese” e atyre që do të vijnë.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.