Windows XP vazhdon të jetë sistemi operativ i tretë më i përdorur në botë edhe 2 vite pas ndërprerjes së tij
Kanë kaluar plot dy vite që kur Microsoft ndërpreu mbështetjen për Windows XP, çka do të thotë se përdoruesit e këtij sistemi operativ nuk do të mbulohen më me përditësime të sigurisë. Për rrjedhojë, edhe pse software-i do të jetë më i dobët ndaj sulmeve, një numër i konsiderueshëm njerëzish vazhdojnë ta përdorin këtë sistem operimi.
Sa ekzakëtsisht? Sipas Netmarketshare, deri në Mars, Windows XP përdoret nga plot 10,9% e të gjithë kompjuterave në të gjithë botën. Më shumë njerëz po përdorin Windows XP sesa sistemin e operimit të Apple OS X 10.11 El Capitan (4.05%) dhe Windows 8,1 (9.56%). Windows 10, i cili arriti ta tejkalonte XP në Shkurt, është më i populluar me 14.15% të përdoruesve, megjithatë, asgjë nuk e frikëson Windows 7 dhe përdoruesit e tij të cilët janë 51.89% e të gjithë kompjuterave në të gjithë botën.
Kjo është një shifër e konsiderueshme përdoruesish të cilët nuk dorëzohen, dhe vazhdojnë ta përdorin këtë sistem operimi i cili u lançua në vitin 2011. Në ato kohë, Microsoft shpenzoi rreth një miliard dollarë për të tregtuar Windows XP, por askujt nuk i kishte shkuar mendja se ky OS do të tërhiqte aq shumë përdorues, sa do të beteshin akoma në të edhe pas 15 vitesh.
Dhe të gjithë këta përdorues, sigurisht, por e ekspozojnë veten e tyre në rreziqe të dallueshme.
Disa karakteristika të Windows XP
Pse ishte Windows XP kaq popullor? Fakti është se prezantoi mjaft karakteristika të reja interesante, dhe ishte një çështje kohe mjaft e mirë për Microsoft, me përmirësimet rrënjësore të sistemit që nga Windows ME, i cili qe një dështim total, dhe pasardhësin Windows Vista i cili u shty, e më pas u prit mjaft keq gjatë lëshimit.
Mund të ketë shumë arsye se përse njerëzit vazhdojnë të përdorin Windows XP, por mbase dy-vjetori i përfundimit të suportit për këtë sistem operimi do të jetë një shtysë për të treguar se sa i vjetër ky OS është.
Nëse ju akoma po përdorni XP, do të ishte mjaft mirë sikur të mendonit që më në fund të kalonit një një version më të ri të Windows, dhe nëse kompjuteri juaj është i vjetër dhe nuk ju pëlqejnë versionet e fundit të Microsoft, atëherë mbase duhet të zgjidhni Linux.