Microsoft do të përditësojë “Blue Screen of Death”
Ndërkohë që askujt nuk i pëlqen që të “përshëndetet” nga Blue Screen of Death, përditësimi i fundit i Microsoft mund ta bëjë atë pak më të dobishëm. Kompania ka shtuar një kod QR në Windows 10, i cili pritet të vijë me përditësimin “Anniversary Update” këtë verë.
Pas lëshimit të shikimit paraprak më të fundit të përditësimit javën e shkuar, përdoruesit ishin të shkathët për të vënë re shtimin e kodit QR tek “crash”-et.
Por mos u shqetësoni, Microsoft nuk e ka hequr atë smiley-n e trishtuar ASCII, ajo është akoma atje për t’ju ngushëlluar ju. E vetmja diferencë është se tani do të jeni në gjendje që të merrni informacione për shkakun e “crash”-it në pajisjen tuaj, duke skanuar kodin QR, i cili ka një url të koduar. Pas kësaj, ju do të dërgoheni në një web-faqe për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi.
Është një përditësim i thjeshtë, por është hera e parë që Microsoft bën një përmirësim të atij ekrani “të tmerrshëm” që prej Windows 8 dhe do të jetë interesante kur të shihni se sa të dobishme do të jenë sugjerimet për riparimin e problemit, kur të lëshohet përditësimi gjatë verës.