#myAndroid Taste Test ju ndihmon t’i jepni pajisjes tuaj një pamje të re
Doni t’i jepni pajisjes tuaj Android një pamje të re? Lërjani Google-it në dorë.
Google ka një mjet të ri të quajtur #myAndroid Taste Test i cili ka për qëllim të ju ndihmojë në kostumizimin e pajisjes tuaj Android. Testi do t’ju bëj disa pyetje, të tilla si “model apo të rastit” dhe “i animuar apo statik”, të cilave dëshiron që ju tu përgjigjeni shpejt. Gjithashtu do t’ju pyes se çfarë është e rëndësishme për ju, të tilla si “Dua informacion të shpejtë, dua diçka ndryshe, dua një pamje të bukur”, dhe do ju pyes në lidhje me nivelin e eksperiencës me sistemin Android.
Pasi ju të keni përfunduar, Google do të sajoj disa pamje të ndryshme që mendon se ju mund t’i pëlqeni. Këto pamje do të përfshijnë aplikacionet e rekomanduara për wallpapers, ikona, launcher, widgets, dhe një tastierë. Për secilin aplikacion, Google ju ofron dhe linkun në Play Store për një shkarkim sa më të lehtë.
Kostumizimi është një nga karakteristikat kryesore të Android, por të përpiqesh të kërkosh nëpër miliona aplikacione në Play Store mund të jetë një perspektivë e frikshme, sidomos për dikë që është i ri me platformën. #myAndroid Taste Test synon të ndihmojë përdoruesit duke ju ofruar një pyetësor të shkurtër, argëtues, dhe duke ju rekomanduar disa pamje që mund të pëlqen.