Mjaft shkruajtët! Facebook tani ju lejon t’u përgjigjeni postimeve me video
Pasi parashtroi shërbimin e “live video streams”, tani Facebook ju lejon t’u përgjigjeni postimeve dhe statuseve duke ngarkuar klipin tuaj.
Përgjigjet me anë të videove për momentin mbështeten në desktop, iOS dhe Android. Për ta përdorur këtë karakteristikë, thjeshtë klikoni ikonën e kamerës në seksionin e komenteve dhe ngarkoni videon tuaj.
Megjithatë, ju nuk do të jeni në gjendje të përgjigjeni me anë të videove në çdo postim përgjatë rrjetit social. Inxhinieri i produkteve në Facebook, Bob Baldwin shpjegon se funksionaliteti i ri do të jetë i disponueshëm vetëm për postimet e njerëzve dhe faqeve, si dhe brenda grupeve dhe eventeve.
Një mënyrë e shpejtë për të kontrolluar nëse ju mund t’i përgjigjeni një postimi të caktuar me anë të një video-je është duke çuar kursorin e mouse-it tek ikona e kamera-s. Nëse është e mundur, ju menjëherë do të shikoni një opsion për të ngarkuar video.
Kjo karakteristikë u zhvillua fillimisht në eventin Facebook 50th Hackaton në fillim të këtij viti, por u deshën ca kohë për tu testuar dhe stabilizuar.
Lajmet për të komentuar me anë të videove u dolën në sipërfaqe para një muaji kur disa përdorues raportuan se mund të shikonin karakteristikën në kohën kur po testohej.
Njoftimi i sotshëm thjeshtë tregon se kjo karakteristikë është tani e disponueshme për të gjithë përdoruesit.