Çfarë është Raspberry Pi?

Raspberry Pi është një seri kompjuterash me një board në madhesinë e kartave të kreditit, i cili është zhvilluar në Britaninë e Madhe nga Raspberry Pi Fundation, me qëllim për të promovuar shkencën kompjuterike në shkolla dhe në shtetet në zhvillim.

Hardware është i njëjtë në të gjithë prodhuesit ndërsa firmware është me burim të mbyllur.

Gjenerata e parë (Pi 1) është lançuar në Shkurt 2012 me një model fillestar A dhe më pas me specifikime më të larta modeli B. Modelet A+ dhe B+ janë lançuar një vit më vonë. Raspberry Pi 2 modeli B është lançuar në Shkurt 2015 dhe Raspberry Pi 3 modeli B në Shkurt 2016. Këto qarqe kushtojnë midis vlerave 20$ dhe 35$.

Të gjitha modelet kanë si veçori SOC (system on chip) Broadcom, e cila përfshin një CPU të përpuethshme ARM dhe një çip GPU (grapichs proccesing unit) VideoCore IV. Shpejtesia e CPU-ve varion nga 700MHz – 1.2GHz në Pi 3 dhe memoria në bord varion nga 256MB – 1GB RAM. Karta dixhitale SD të sigurta përdoren për të ruajtur sistemin operativ dhe memorien e programit në përmasat SDHC ose MicroSDHC. Shumica e qarqeve kanë një dhe katër porta USB, dalje HDMI dhe composite video, dhe një portë kufjesh 3.5mm. Output-e të një niveli më të ulët ofrohet nga një numër pins GPIO (kunja General-purpose input/output) e cila suporton protokolle të tipit I2C. Disa modele kanë një portë Ethernet RJ45 dhe Pi 3 ka në board-in e tij WiFi 802.11n dhe Bluetooth.

Raspberry Pi SD Card

Fondacioni ofron për shkarkim Debian dhe Arch Linux ARM dhe promovon Python si gjuhën kryesore të programimit.

Fondacioni Raspberry Pi punon që të sjell fuqinë e pajisjeve dixhitale dhe krijimin me to në duart e gjithë botës, kështu që ata mund të kuptojnë, të ndërtojnë dhe të formojnë botën tonë dixhitale e cila është në rritje.

Për të startuar Raspberry Pi, neve na duhet një sistem operimi. NOOBS (New Out of Box Software) është një menaxher instalues i sistemit operativ për Raspberry Pi.

Jane dy mënyra për të patur NOOBS në kartën tuaj të memories, njeri nga variantet është të blini një kartë SD me NOOBS te para instaluar e cila është lehtesisht e gjetshme nga distributorët ose nga shitës të pavarur.
Varianti tjeter është të shkarkoni atë nga uebfaqja e vete Raspberry Pi dhe duke ndjekur disa hapa të thjeshtë për instalimin e tijj në kartën SD.

Rekomandohet që për këto lloj sistemi të perdoret një kartë SD me kapacitet minimal 8GB.

Duke përdorur një kompjuter i cili mund të lexoj kartat SD vizitoni faqen Downloads dhe klikoni Download ZIP tek NOOBS (offline and network install) dhe zgjdhni folderin ku doni t’i ruani ato. Depaketoni file-n ZIP.

Është e këshillueshme që karta SD të jetë e formatuar përpara se file-t e NOOBS të kopjohen brenda në të.
Pasi të keni formatuar kartën SD, kopjoni file-t e depaketuara në kartën SD dhe prisni deri sa këto file të nevojshëm të jenë transferuar.

Kur proçesi të ketë përfunduar hiqni kartën SD nga kompjuteri dhe vendoseni atë në Raspberry Pi tuaj.
Lidhni tastierën, mouse-in dhe kabllin e monitorit. Raspberry Pi juaj do te boot-ohet, një dritare do të shfaqet dhe një listë me sisteme operative të ndryshme do të shfaqen përpara jush. Rekomandohet të përdoret sistemi Raspbian, selektoni kutinë ngjitur me Raspbian dhe klikoni Install.

Raspbian do të nis proçesin e tij të instalimit, kini parasysh qe kjo do të hajë pak kohë.

Kur procesi të ketë mbarur, menuja e konfigurimeve (rasp-config) Raspberry Pi do të ngarkohet. Këtu ju keni mundësi të vendosni orën, datën për zonën tuaj, mundësoni qarkun e kameras Raspberry Pi madje edhe të krijoni perdorues. Ju mund të dilni nga kjo menu duke shtypur Tap në tastieren tuaj për të shkuar në Finish.

Për tu loguar në Raspbian përdorni username:pi me password:raspberry. (Kini parasysh që nuk do t’ju shfaqet asnjë shkrim në momentin që shtypni fjalëkalimin. Kjo eshte nje vecori sigurie ne Linux). Për të hapur ndërfaqen grafike të perdoruesit, mjafton të shkruani startx dhe shtypni Enter.

Fare e thjeshtë, me vetëm 35$ blini një qark kompjuterik dhe mund të filloni dhe të ndertoni çdo gjë kompiutacionale që ju deshironi apo keni ëndërruar.

Disa prej projekteve me të perhapura jane sistemet e sigurisë, ato të kamerave me sensor dhe automatizimi i pajisjeve teknologjike që keni shtepi.

Kjo është një teknologji që ka avancuar mjaft në këto 4 vjet nga lancimi i saj për herë të parë në treg dhe është gjithnjë e në rritje. Mund ta implementoni ku të dëshironi, mjafton te keni vullnet.