Si mund të ndjekim WWDC16 direkt online?
Si çdo vit, Apple do të zhvillojë WWDC16 (Worldwide Developers Conference – Konferenca Mbarëbotërore për Zhvilluesit) dhe këtë vit do të mbahet më 13/06/2016 (pra sot) në orën 19:00 me orën tonë lokale.
Në këtë konferencë do të prezantohen shumë risi të reja në lidhje me produktet dhe shërbimet e Apple dhe zhvilluesve, si dhe atë të cilin po e presin të gjithë, pra iOS 10. Pas përfundimit të konferencës, GJBITeam do të postojë një artikull të detajuar me zhvillimet e kësaj konference.
Si mund ta ndjekim WWDC16 direkt online?
Kush ka një iPhone, iPad apo iPod me iOS 7 e sipër dhe një MAC me OS X v10.8.5 e sipër mund ta ndjekë konferencën direkt nga faqja zyrtare e Apple, sapo të ketë nisur transmetimi. Në versionet e vjetra të Apple TV mund ta ndiqni konferencën nga kanali i gatshëm “Apple Events”, ndërsa nga një Apple TV i gjeneratës së katërt duhet të shkarkoni aplikacionin “Apple Events”.
Kjo mënyrë funksionon edhe për përdoruesit e Windows 10, mjafton të klikoni faqen e sipërpërmendur dhe do të jeni në gjendje ta ndiqni direk konferencën. Ndërsa për përdoruesit e versioneve më të vjetra të Windows dhe për ata të Android, konferencën mund ta ndiqni nëpërmjet programit VLC, duke e hapur aplikacionin, duke shkuar tek Media > Open Network Stream…, futni “http://p.events-delivery.apple.com.edgesuite.net/15pijbnaefvpoijbaefvpihb06/m3u8/atv_mvp.m3u8” dhe klikoni Play. Pra njësoj siç bëni kur po shihni LIVE TV në kompjuterin apo smartphone-in tuaj.