Apple prezanton iOS 10
Çfarë surprize! Apple sapo ka prezantuar iOS 10, sistemin e ri operativ për iPhone, iPad dhe iPod touch i cili sjell disa karakteristika të reja tepër interesante. Apple do lëshoj versionin beta muajin që vjen. “Është një nga iOS-ët më të rëndësishëm që kemi lëshuar për përdoruesit tanë” u shpreh Craig Federighi. Por le të shohim se çfarë ka të re.
Apple ka ridizenjuar Lock Screen në iOS 10. Me “Raise to Wake” ju mund të shihni lock screen pa prekur telefonin tuaj. Në momentin që sapo e merrni në dorë, telefoni juaj do të zgjohet. Kjo lëvizje ishte e nevojshme për shkak se Touch ID që bërë shumë i shpejtë tek iPhone 6s dhe ju nuk mund të shihnit njoftimet tuaja në Lock Screen.
Tani, ju gjithashtu mund të merrni një pamje paraprake të njoftimeve me 3D Touch. Duke përdorur 3D Touch në njoftimin e një mesazhi, mund të përgjigjeni direkt nga lock screen për shembull. Aplikacione të palës së tretë gjithashtu mund të përfitojnë nga kjo karakteristikë. Shtypni fortë në një njoftim të Uber dhe do shihni se ku ndodhet makina juaj në këto momente.
Në lock screen, ju mund të lançoni kamerën duke lëvizur gishtin tuaj nga e djathta, kurse nga e majta do vini re Widget tuaj. Nëse kaloni gishtin tuaj, lart ose poshtë, do merrni qendrën e njoftimeve dhe qendrën e kontrollit si zakonisht.
Qendra e njoftimeve është rimodeluar krejtësisht, gjithashtu dhe duket më shumë si pamja e njoftimeve në Apple Watch. Qendra e kontrollit tashmë përbëhet nga dy panele. Kur ju kaloni nga e djathta, mund të shihni një tjetër qendër kontrolli ku ndodhet music player-i juaj. Dhe duket se Apple mund të zgjeroj qendrën e kontrollit me më shumë panele në të ardhmen.
Shkurtesat 3D Touch në home screen janë shumë më të dobishme tani; kjo sepse aplikacionet mund të vendosin informacione të drejpërdrejta direkt në 3D Touch.
Siri gjithashtu po merr një përmirësim të madh me integrimet e palës së tretë. Federighi paraqiti WeChat në Siri. Ju mund t’i kërkoni Siri të dërgoj një WeChat, dhe Siri do të hap atë aplikacion për të dërguar një mesazh tek personi i duhur. Ka shumë raste të tjera përdorimi, si psh. të telefononi miqtë tuaj duke përdorur Skype apo Viber etj.
Siri, tani sugjeron përgjigje tek Messages gjithashtu, dhe duket se tastiera po bëhet më e fuqishme me mbështetjen e shumë gjuhëve, më në fund.
Edhe aplikacioni Photos në iOS 10 po merr një përmirësim të rëndësishëm dhe tani duket më shumë si Google Photos. Është shtuar njohja e fytyrës, që do të përfshijë objektet dhe ambientet, për të organizuar më së miri fotot tuaja. Fotot krijojnë kujtime nga udhëtimet tuaja duke vendosur kështu dhe një cover të bukur mbi to. iOS 10 gjithashtu vendos së bashku videot tuaja, me një muzikë mbi to. macOS gjithashtu do të marrë këto karakteristika në aplikacionin Photos.
Maps gjithashtu është duke marrë një përditësim të madh me sugjerimet Proactive. Maps di se ku po shkoni për të punuar për shembull, dhe mund të sugjeroj që ju të hyni në itinerarin e punës tuaj. Apple, më fund është duke hapur Apple Maps për zhvilluesit e palës së tretë. Për shembull, Foursquare mund të ndërtojë një shtojcë për Apple Maps. Uber mund t’ju lejojë të rezervoni një udhëtim nga Uber, e gjithë kjo pa lënë Maps.
Apple Music është ridizenjuar tërësisht. Tab-i Connect është zhdukur, por Connect është ende në dispozicion. Now Playing është e re. Kur hapni aplikacionin e Music, fillimisht do shihni tb-in tuaj të Librarisë. Nëse lëvizni poshtë, do shihni muzikën e re të shtuar në llogarinë tuaj Apple Music.
Tek Now Playing, ju mund të lëvizni poshtë dhe të shihni tekstin e këngës. Në krye të For You, ka një Discovery Mix. Kjo është si Discover Weekly në Spotify.