Firefox 64-bit për Windows, tani në dispozicion

Që nga momenti kur Microsoft prezantoi Windows 64-bit, softuer të ndryshëm filluan të përditësoheshin për të përfshirë dhe versionet 64-bit gjithashtu, ose më e pakta përdoruesve u është ofruar version i softuerit 32-bit ose 64-bit. Mjaft interesant është fakti se si Mozilla Firefox ka mbetur në versionin 32-bit për një kohë të gjatë, por tani jo më.

Mozilla njoftoi së fundmi se versioni 64-bit i shfletuesit Firefox për sistemin operativ Windows është tani në dispozicion për shkarkim. Sipas Mozilla-s, “Sot ne do prezantojm Firefox 64-bit për Windows i cili do rris performancën për përdoruesit me sistem 64-bit.”

Megjithatë Mozilla thekson se versioni 64-bit i Firefox do të ketë mbështetje të kufizuar për plugins dhe kjo për shkak të dizajnit. Kjo do të thotë se disa uebfaqe që kërkojnë plugins të cilët punonin në versionin 32-bit të Firefox nuk do të punojnë ose nuk do të shfaqen siç duhet. Kështu që kjo është diçka për tu marrë parasysh nëse jeni duke planifikuar të përdorni versionin 64-bit të shfletuesit.

Nëse kjo tingëllon si diçka që ia vlen për të bërë një ndryshim të tillë, atëherë vizitoni faqen e shkarkimit të Mozilla-s, zgjidhni gjuhën që dëshironi dhe shkarkojeni. Me përditsimin në 64-bit për Windows, duke qartë që e vetmja platformë që nuk ka një version 64-bit të Firefox mbetet Apple OS X.