Microsoft shton mbështetjen e Touch ID tek Outlook

Microsoft ka lëshuar një përditësim të Outlook për iPhone dhe iPad, duke implementuar kështu mbështetje për Touch ID. Email-ët e sotëm mund të përmbajnë informacione të ndjeshme, si informacione bankare apo thjesht të dhëna personale që ju dëshironi të mbeten private dhe mbajtja e këtyre të dhënave të sigurta duhet të jetë një nga prioritetet më kryesore. Microsoft tashmë ju lejon të vendosni shenjat e gishtave në mënyrë që të mbani këto e-mail-e sa më të sigurtë.

Unlock Touch ID

Për të aktivizuar Touch ID në Outlook, navigoni tek tab-i “Settings” brenda aplikacionit, dhe pastaj aktivizoni opsionin “Require Touch ID.” Përveç karakteristikave themelore për email, Outlook ofron karakteristikën e një kalendari dhe aftësinë për të dërguar dhe hapur dokumente nëpërmjet aplikacioneve si OneDrive dhe Dropbox, pa pasur nevojë që të dilni nga aplikacioni. Të gjitha këto karakteristika tani mund të ruhen nga Touch ID gjithashtu.