Galaxy S7 edge fiton çmimin Smartphone më i Mirë tek MWC 2017
Është e vështirë të mohosh faktin se Galaxy S7 edge është një smartphone fantastik. Pajisja tashmë ka marrë disa çmime dhe Samsung-ut do t’i duhet duhet të krijojë më tepër hapësirë në raftin e tij sepse flagship-i i tyre ka fituar një tjetër çmim. GSMA ka njohur Galaxy S7 edge si “Smartphone më i Mirë” në kategorinë Best Mobile Handsets në Kongresin Botëror Mobile 2017 në Barcelonë. Galaxy S7 edge ka marrë këtë çmim për dizajnin e tij të mrekullueshëm, performancën dhe kamerën e mirë.
Junho Park, Zëvendës President i Global Product Strategy, Mobile Communications Business tek Samsung Electronics, shtoi se “ky çmim është një motivim i madh për ne tek Samsung të vazhdojmë të ndjekim përsosmërinë si dhe tejkalojmë pritjet e konsumatorëve. ”