Thashetheme: Galaxy S7 pritet të vij me një skanues Irisi të syrit
Samsung pritet të prezantoj Galaxy S7 në Shkurt, tek Kongresi Botëror Mobile 2016, dhe është shumë e vështirë që kompania të zbulojë ndonjë gjë në lidhje me flagship-in e tij të ardhshëm deri atëherë.
Kjo është edhe arsyeja se pse dhe thashethemet janë të teorive të ndryshme në lidhje se çfarë do të presim nga Galaxy S7.
Thashetheme e fundit sugjerojn se S7 do të jetë pak më i shtrenjtë se paraardhësi i tij, por kjo rritje çmimi vjen për shkak se brenda tij do vij i instaluar një skaner irisi.
Thashethemet thonë që i gjithë formacioni i modeleve Galaxy S7 do të prezantohen me një skaner irisi, dhe siç pamë këtë vit edhe në vitin 2016 priten të vijnë 4 lloj modelesh: Galaxy S7, S7 Edge, S7 Edge Plus dhe S7 Plus.
Skaneri i irisit do të bëjë po të njëjtën gjë çfarë skaner gjurmëve gishtave bën tek Galaxy S6, të sigurojë akses në pajisje, por përdoruesve do t’iu duhet vetëm ti hedhin një shikim pajisjes së tyre për ta zhbllokuar atë në vend që të vendosni gishtin mbi butonin Home.