Microsoft: Kemi nevojë për telefona aq të mirë sa linja Surface
Performanca e kaluar e Microsoft në tregun e telefonave të zgjuar nuk ka qenë mbresëlënëse. Telefonat Windows përbënin vetëm 2.6 për qind të tregut të telefonave të zgjuar në të gjithë botën në tremujorin e dytë të vitit 2015, një rënie prej 3.4 për qind në vitin 2013. Por tani, kompania Redmond ka konfirmuar se është duke punuar në diçka që mund të kthehj fatin e saj të telefonave përmbys.
Duke folur për Twit’s Windows Weekly, zëvendës president ekzekutiv i Microsoft dhe shefi i marketingut Chris Capossela zbuluan se kompania është duke punuar në një telefon të ri dhe nuk do ketë një Lumia tjetër.
Ndërsa Capossela gjatë intervistës nuk specifikoj nëse pajisja do quhet Surface Phone, ai la për të kuptuar shumë në lidhje me këtë. “Me Surface kemi pasur shumë dështime të hershme, pra në lidhje me atë nocionin e një tableti që mund të zëvendësojë laptopin. Ai nocioni që kemi parë: ” Hej, Apple dëshiron t’iu shesë juve një iPad dhe një Mac”, ne mendojmë se ka një pajisje që krijon një shtres mes këtyre dy pajisjeve. Ne kemi nevojë për një lloj ekuivalenti shpirtëror kur bëhet fjalë për telefonat dhe duam që të mos ketë thjeshtë ndjesinë e telefonit për njerëzit që e duan Windows.”
Në krahasim me telefonat e sotëm, Surface Phone pritet të jetë më shumë si një PC. Microsoft me shumë gjasa do të heqë dorë nga çipet tradicionalisht të përdorura si Qualcomm për arkitekturën Intel dhe do të përdor një softuer me një organizim kompjuterik të zakonshëm me ata që gjenden në kompjuterat tanë në shtëpi. Është përfolur gjithashtu se Microsoft do t’i japë Surface Phone aftësinë e një Windowsi të plotë, pra jo vetëm aplikacione nga tregu i Windows Store, duke krijuar një pajisje të vërtetë hibride PC / smartphone.