Samsung mund të prodhoj CPU, GPU për AMD
Burime të panjohura kanë informuar gazetën Koreane të lajmeve ET News se Samsung ka nënshkruar për të prodhuar çipin e radhës të grafikës për AMD, me emrin e koduar Greenland, duke filluar në 3-mujorin e dytë të 2016. Çipi do të prodhohet duke përdorur gjeneratën e dytë të proçesimit 14nm FinFET LPP, duke e bërë atë shumë efikas dhe më të shpejt se GPU i tanishëm që është në treg 28nm Fiji GPU. GlobalFoundries, i cili ka licencuar teknologjinë e Samsung 14nm FinFET, do të prodhojë gjithashtu Greenland GPU.
Sipas raportit, përveç Grenland, Samsung dhe GlobalFoundries do të fillojnë prodhimin e Zen CPU për AMD, kur Greenland të futet për prodhim. Burimet i thanë gazetës se, CPU-ja do të prodhohet duke përdorur të njëjtin proces 14nm LPP. Zen CPU pritet të lançohet në Tetor të 2016.
Thuhet se fillimit për prodhimin e GPU-ve për AMD në ngarkim ka qenë Taiwan TSMC, por AMD vendosi t’i japë fund kontratës për shkak të disa çështjeve dhe furnizimit të paqëndrueshëm. AMD u kthye nga Samsung dhe GlobalFoundries kur të dy prodhuesit hapën dyert për kontrata të reja sa i përket proçesimit të 14nm vitin e kaluar.
Sa për Samsung, kompania është duke parë një rënie të shitjeve sa i përket divizionit të smartphone-ve.Ka spekulime se kompania është fokusuar më shumë tek fabrika e saj e prodhimit të mikroçipeve për të kompensuar humbjen. Kompania tashmë prodhon çipe për Nvidia, e cila është para AMD-së në tregun GPU, dhe rivalit smartphone/tabletë Apple.