Google mund të bëjë Swift gjuhë programimi të klasit të parë në Android

Raportohet se Google po e konsideron të bëjë Swift, gjuhën e programimit të orientuar në objekt, të zhvilluar nga Apple, një gjuhë “të klasit të parë” në Android. Swift, të cilën Apple e shpërndau për publikun në fund të vitit të kaluar, nuk do të thotë se do të zëvendësojë gjuhën e tanishme të klasit të parë, Java, të paktën jo për një kohë të shkurtër.

Sistemi i operimit të Android aktualisht mbështet Java-n si gjuhë të klasit të parë, dhe burimet për GJBITeam thonë se Swift nuk do të zëvendësojë Java-n, të paktën në fillim. Ndërkohë që çështjet gjyqësore të vazhdueshme me Oracle duket se është shkaku i këtij ndryshimi, burimet për GJBITeam thonë se Google e konsideron Swift një gjuhë “më të gjerë” se Java.

Siç është shënjuar nga Google, do të duhej një punë e madhe për të bërë Swift gjuhë të klasit të parë në Android. Në një farë mënyre, libraria standarte e Android do të duhet të bëhet e përputhshme me Swift, dhe Androdi do t’i duhej një “runtime” të Swift.

Gjithashtu raportohet se Google po konsideron edhe një gjuhë tjetër si të klasit të parë, atë Kotlin. Megjithatë, thuhet se ka shqetësime për faktin se Kotlin kompilohet shumë ngadalë.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.