Shqyrtim rreth shfletuesit më të ri Vivaldi
Pas më shumë se një viti në versionin alfa dhe beta, shfletuesi Vivaldi 1.0 është më në fund në dizpozicion për shkarkim.
Shfletuesi i ri i krijuar nga bashkë-themeluesi i Opera-s dhe ish CEO Jon von Tetzchner, ju lejon të bëni gjëra në mënyrën që ju dëshironi, duke ju përshtatur ai juve dhe jo anasjelltas. Dëshironi që tab-et e shfletuesit të vendosen poshtë ose anash dritares? Dëshironi që shiriti i adresave të ketë një vendodhje tjetër? Vazhdoni dhe zgjidhni preferencat tuaja.
Versioni i parë stabël i shfletuesit Vivaldi shënon një moment të rëndësishëm për kompaninë dhe përdoruesit e interesuar për të.
Për të qenë të drejtë, personalisht unë e kam testuar shfletuesin edhe kur ishte në beta dhe ka qenë mjaft i qëndrueshëm, por përmirësimi në versionin stabël, tashmë i jep një shtysë më të madhe.
Shfletuesi Vivaldi funksionon në sistemet Windows, Mac dhe Linux. Përdoruesit e Windows dhe Linux mund të zgjedhin ndërmjet versioneve 32 ose 64 bit të shfletuesit në faqen e shkarkimit.
Përdoruesit ekzistues ju duhet thjesht të performojnë një përditësim duke shkuar tek menuja e Vivaldi > Help > Check for updates.
Ndërfaqja
Ndërfaqja e Vivaldi nuk është aq e kufizuar sa ajo e Google Chrome. Ndërsa shumica e shfletuesve që janë të bazuar në Chrome ndajnë të njëjtën ndërfaqe, tek Vivaldi janë implementuar modifikime, duke e vendosur larg shfletuesin nga shumica e kloneve Chrome.
Përveç menu-së lartë në të majtë, Vivaldi shfaq mjete shtesë në shiritin e adresave, një panel anësor i cili mund të rrijë i shfaqur ose i fshehur, si dhe një tjetër shirit në pjesën e poshtme të ekranit, i cili edhe ky i fundit mund të shfaqet ose fshihet.
Disa karakteristika ngjasojnë me atë të shfletuesit të Operas klasike, si zmadhimi dhe opsioni i shfaqjes ose jo i imazheve në shiritin i cili ndodhet në pjesën e poshtme, si dhe paneli anësor.
Paneli anash ju lejon të shfaqni bookmarks, shkarkimet dhe shënimet, si dhe të ashtuquajturat panelet web të cilat shfaqin çdo sajt ose shërbim në këtë pjesë të panelit.
Vivaldi vjen në krye me një fushë kërkimi të dedikuar, ku shumica e shfletuesve të bazuar në Chrome nuk e mbështesin.
Ju mund të vini re karakteristika të tjera të dobishme, si informacioni i ngarkimit të një faqe direkt në shiritin e adresave që tregon progresin, madhësinë e faqes dhe numrin e elementeve që po ngarkon faqja.
Karakteristikat kryesore
Në këtë shqyrtim, gjbiteam.com do flas rreth karakteristikave që e dallojn Vivaldi-n nga turma. Ndërsa disa shfletues mund t’i mbështesin këto karakteristika në një formë apo një tjetër, është e sigurt të them se pjesa më e madhe e ka të pamundur.
Kjo do të thotë se karakteristikat e tilla si: përditësimi automatik, shfletimi me skeda, fikja e zërit, gozhdimi(pin) i tab-eve ose mbështetja për HTML5 nuk do të përmenden këtu për shkak se mbështeten nga çdo shfletues gjithashtu.
Grupimi i Tab-eve
Gjithmonë më ka pëlqyer ideja e grupimit të tab-eve, e cila për mua përmirëson pamjen në shfletues. Fatkeqsisht, asnjë shfletues deri më tani nuk ka shtuar funksionalitetin e grupimeve të tab-eve siç e kemi parë tek Opera klasike (megjithëse Google, në Chrome, e shtoi këtë karakteristikë, por në mënyrë të pashpjegueshme e hoqi përsëri).
Për të grupuar tab-et tek Vivaldi, tërhiqini me mouse dhe vendosni mbi njëri-tjetrin. Mund gruponi aq shumë tab-e sa ju dëshironi, dhe mund të zgjidhni secilin prej tyre vetëm duke klikuar njëherë.
Ndarja e tab-eve
Klikoni me të djathtën mbi një grup tab-esh dhe zgjidhni opsionin “Tile Tab Stack” për të shfaqur të gjitha tab-et në të njëjtën dritare. Vivaldi do ju shfaq të gjitha tab-et krah për krah njëri-tjetrit nëse zgjidhni opsionin Tile Tab Stack.
Mund të përdorni edhe shkurtesa për të ndryshuar pamjen:
- Ctrl-F7 të gjitha tab-et ndahen në formë katrore
- Ctrl-F8 të gjitha tab-et ndahen horizontalisht
- Ctrl-F9 të gjitha tab-et ndahen vertikalisht
Hibernimi i tab-eve ose vendosja e tab-eve në gjumë
Tab Hiberantion është një opsion i cili vendos tab-et në gjumë, por i mban të listuara si tab-e në shfletues. Ideja kryesore pas kësaj karakteristike është për t’u dhënë përdoruesve mundësinë për të liruar memorie e cila përdoret nga shfletuesi.
Për të përdorur këtë karakteristikë, klikoni me të djathën mbi tab-in aktive dhe zgjidhni “hibernate background tabs“. Kjo do të vëj në “gjumë” të gjitha tab-et përvëç asaj aktive
Ju mund vendosni në gjumë gjithashtu edhe tab-e individuale, duke klikuar me të djathtën mbi to dhe duke zgjedhur “hibernate tab“. Duhet të ju kujtoj se opsioni nuk shfaqet në rastin kur klikoni mbi një tab aktiv
Mbani shënime
Shfletuesi vjen me një funksionalitet të ndërtuar brenda në të, si ai i mbajtjeve të shënimeve. Një nga karakteristikat më të dobishme të këtij funksionaliteti është aftësia për të selektuar një tekst në çdo website dhe t’a ruani atë në formën e një shënimi.
Mjafton të selektoni një tekst, të klikoni me të djathtën dhe më pas të zgjidhni opsionin “add selection as a note” nga konteskt menu-ja.
Ju mund të aksesoni shënimet e krijuara më parë në internet tek paneli i shënimeve. Ju do të vini re se Vivaldi shton automatikisht datën, kohën dhe url-në tek shënimi.
Përveç opsionit për të krijuar shënime nga tekstet e selektuara, ju gjithashtu mund të krijoni shënime direkt duke përdorur panelin Web.
Edhe në këtë rast Vivaldi shton datën dhe kohën tek shënimi automatikisht. Ju gjithashtu mund të shtoni një screenshot ose një fajl në të.
Komandat e shpejta
Komandat e shpejta ose “Quick Commands” janë një tjetër karakteristikë interesante. Nëse preferoni të përdorni tastierën gjatë aktivitetit tuaj në shfletues, kjo karakteristikë kam përshtypjen se do ju pëlqej shumë.
Shtypni F2 për të shfaqur ndërfaqen e “Quick Commands” e cila shfaq zakonisht aktivitetet më të përdorura, si mbyllja e një dritare ose hapja e një dritare private.
Zmadhimi/zvogëlimi i ndërfaqes
Një tjetër karakteristikë interesante e shfletuesit është mbështetja për zmadhimin/zvogëlimin e ndërfaqes. Kjo karakteristikë ju ofron opsionin për të ndryshuar madhësinë e elementeve të ndërfaqes dhe tekstit në shfletues.
Ruani seancat e tab-eve
Ndërkohë që ju mund të konfiguroni shfletuesin, që në momentin që sapo starton, të vazhdojë aty ku ju e keni lenë për herë të fundit, gjithashtu ju kujtojmë se të gjitha këto tab-e mund t’i ruani edhe si seanca për ti hapur ato në një moment kur ju dëshironi.
Për të bërë një gjë të tillë, hapni menu-në e Vilvadi File > Save Open Tabs as Session. Kjo ruan të gjitha tab-et të cilat ju më pas mund t’i ngarkoni në çdo moment.
Settings (Cilësimet)
Vivaldi vjen me një listë të madhe cilësimesh. Ju mund të hapni dritaren Settings duke përdorur shkurtesën ALT + P ose duke e selektuar menunë Vivaldi > Tools > Settings.
Cilësimet më të rëndësishme i përmendëm dhe i shqyrtuam pak më sipër. Më poshtë po ju njohim me një listë preferencash të vogla:
- Tabs: Përcaktoni paraqitjen e tab-eve
- Keyboard: Mësoni rreth shkurtesave të tastierës dhe ndryshojini ato.
- Mouse: Aktivizoni dhe mësoni rreth gjesteve me anë të mouse-it
- Webpages: Vendosni nivelin e parazgjedhur të madhësive së faqeve dhe shkrimit të tyre.
Shtojcat e Vivaldi-t
Vivaldi, ashtu si Opera dhe shumë shfletues të tjerë të bazuar në Chrome, mbështet shtojcat e Google Chrome.
Në fakt, kur ju hapni dritaren e menaxhimit të shtojcave tek vivaldi://extensions në shfletues, linku “get more extensions” ju dërgon direkt tek dyqani i Google Chrome.
Butoni “add to chrome” ju lejon të instaloni shtojcën direkt tek Vivaldi. Shfletuesi shfaq po të njëjtën dritare dialoguese siç mund t’a keni parë tek Chrome në momentin që sapo klikoni butonin “add..” duke ju detajuar të gjitha lejet që shtojca kërkon për të funksionuar.
Shtojcat mund të hiqen nga faqja e brendshme e shtojcave, dhe ashtu si në Chrome, ndodhet dhe opsioni Developer Mode i cili ju lejon që të ngarkoni shtojcat në mënyrë direkte.
Krahasimi me shfletuesit e tjerë (Benchmarks)
Si krahasohet Vivaldi me versionet stabël të Chrome, Firefox, Edge dhe Opera? Kemi bërë një test benchmark në të gjitha versionet stabël dhe më poshtë mund të shihni rezultatet.
Benchmark-ët e përdorur janë HTML5Test, Kraken, Octane dhe Browsermark. Vlerat e larta janë më të mira, përveç rastit të Kraken, ku vlerat e ulëta janë më të mira.
HTML5Test | Kraken | Octane | Browsermark | |
Google Chrome | 521 | 1692 | 19049 | 4703 |
Microsoft Edge | 453 | 1932 | 21759 | 2785 |
Mozilla Firefox | 478 | 1763 | 18237 | 3852 |
Opera Browser | 520 | 1658 | 18470 | 4583 |
Vivaldi Browser | 521 | 1642 | 19069 | 4655 |
Konkluzioni
Vivaldi është një shfletues premtues për përdoruesit e internetit të cilët dëshirojnë opsione kur vjen puna tek përdorimi i një shfletuesi. Ndërkohë që ka akoma punë për të bërë në lidhje me të, personalisht dua t’a vlerësoj filozofinë e zhvilluesve. Që nga fillimi ata kanë thënë që, ky është një shfletues që jo të gjithë duhet t’a përdorin në të njëjtën mënyrë. Besoj se qëllimi i tyre kryesor, gjithmonë ka qenë për t’a bërë këtë shfletues të konfigurueshëm ashtu siç çdo person dëshiron t’a përdor.