Miliona website të WordPress do të përditësohen në HTTPS

WordPress ka lajmëruar se së shpejti do të sigurohet se çdo sajt i mbindërtuar në platformën e saj do të përdorë kodim HTTPS si standart, në një linjë përpjekjesh të cilat po bëhen në të gjithë rrjetin.

HTTPS është tashmë e disponueshme nës keni një sajt ‘.wordpress.com’ por ky ndryshim do të aplikohet edhe në domeinet e veçëm të cilët përdorin WordPress si platformë.

Kjo do të aplikohet menjëherë në çdo site të ri të krijuar duke përdorur një domain të veçantë, ndërkohë që websitet ekzistent të ndërtuar në WordPress do të përditësohen gradualisht. WordPress do të ridirektojë automatikisht çdo kërkesë e cila përdor HTTP në versionin e ri HTTPS.

WordPress është sistemi i menaxhimit të përmbajtjeve (CMS) më i njohur në Web, i përdorur nga gati çereku i të gjithë website-ve, kështu që kjo lëvizje paraqet një hap shumë të madh në një internet më të sigurt.

Nuk ka dyshime se ky ndryshim u nxit nga Google, duke qenë se ky i fundit do të fillojë të favorizojë më shumë domain-et të siguruar se sa ato të pasiguruar, po gjiganti i teknologjisë theksoi së fundmi se shumë sajte të mëdha, duke përfshirë disa nga të produkteve të tij, ende nuk e kanë bërë ndryshimin.

Me të vërtetë CNN, eBay dhe The New Yor Times, të gjitha u sinjalizuan nga Google për mungesën e standartit HTTPS, dhe të gjitha janë përdorues të rëndësishëm Word Press.

WordPress ka punuar me projektin Let’s Encrypt për ta ndihmuar atë të automatizojë procesin e certifikimit për sajtet të cilat përdorin platformën e saj.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.