Hakeri i famshëm i iCloud shpallet fajtor
Disa vite më parë, mund t’ju kujtohet se iCloud i Apple qe komprometuar dhe fotot private që i përkisnin shumë personave të famshëm janë shkarkuar dhe publikuar online. Sipas një raporti të fundit nga NBC News, me sa duket hakeri nga Pensilvania i cili qe akuzuar për haking është shpallur fajtor dhe është dënuar me pesë vite burg për shkak të përdorimit të një skemë phishing.
Duhet të theksojmë se iCloud i Apple nuk ka qenë i “hakuar” kurrë, të paktën jo në kuptimin tradicional. Në vend të kësaj personi në fjalë, 36-vjeçari Ryan Collins, lançoi një skemë phishing në të cilën ai arriti të marrë të dhënat e viktimave, si emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimet e tyre nën pretekstin se ai ishte nga Apple.
Duke përdorur të dhënat e identifikimit, Collins arriti të hyjë në llogaritë e tyre, dhe shkarkoj fotot private dhe informacione nga këto llogari, shumë prej të cilave u publikuan në internet në atë që shumë janë referuar si “The Fappening”.
Zyra e FBI-së në Los Angjelos lëshoi një deklaratë ku thuhet: “Duke hyrë në mënyrë të paligjshme në detajet intime të viktimave të tij, Z. Collins ka shkelur privatësinë dhe ka lënë shumë prej tyre me shqetësime emocionale dhe ndjenja pasigurie.”
Pas fotove të rrjedhura, Apple ka bërë disa përmirësime në sigurinë e iCloud duke implementuar vërtetimin me dy faktorë, në të cilin një kod i gjeneruar përdoret për të verifikuar përdoruesin përveç email-it dhe fjalëkalimit të tyre.