fbpx

Si të lidheni me një VPN në Android

Nëse dëshironi të shkarkoni një aplikacion i cili nuk është në dispozicion në vendin tuaj, do keni nevojë për ndihmën e një VPN-je. Por si të lidheni me një VPN me anë të telefonit tuaj Android?

Ia vlen të përmendet se pajisjet Nexus e kanë VPN-në të ndërtuar brenda në mënyrë që të qëndroni sa më të sigurt kur jeni i lidhur me një Wi-Fi publike. Por sigurisht një VPN mund ta përdorni dhe për arsye të tjera.

Përdorni një aplikacion VPN (Mundësia më e lehtë)

Këtu në GJBITeam.com ne kemi disa shërbime të preferuara VPN, të cilat kanë aplikacionet e tyre të dedikuara për Android. StrongVPN është një aplikacion shumë i mirë për përdorues më të avancuar, ndërsa SurfEasy dhe TunnelBear janë pak më të thjeshtë. SurfEasy ka shpejtësi më të mirë, por TunnelBear është falas për ata që si fillim thjesht duan ta provojnë.

OpenVPN Networks

Android nuk përfshin mbështetje të integruar për serverat OpenVPN. Në qoftë se ju përdorni një rrjet OpenVPN, do ju duhet të përdorni një aplikacion të palës së tretë. OpenVPN Connect, aplikcioni zyrtare i OpenVPN, punon në Android 4.0 dhe më lartë dhe nuk kërkon root. Për t’u lidhur me një rrjet OpenVPN në një pajisje me një version të vjetër Android, ju do ju duhet t’i bëni root pajisjes tuaj.

VPN-ja e ndërtuar brenda Android

Android ka mbështetje të integruar për VPN-të PPTP dhe L2TP. Ju mund të lidheni me këto lloje VPN-sh pa instaluar ndonjë aplikacion të palës së tretë.

Për t’u lidhur me një VPN kompatibël, hapni Settings dhe zgjidhni “More” nën Wireless & Networks.

Zgjidhni opsionin VPN tek Wireless & Networks

Zgjidhni butonin “+” dhe vendosni të dhënat e VPN-së. Vendosni emrin e VPN-së i cili ju ndihmon të kuptoni se me cilin VPN jeni lidhur, zgjidhni llojin e serverit të VPN-së me të cilin jeni lidhur dhe vendosni adresën e e serverit të VPN-së (si psh. vpn.example.com ose një adresë IP-je).

Shtypni VPN për tu lidhur në momentin kur keni plotësuar të dhënat. Ju mund të keni disa servera VPN-je të konfiguruar ku ju mund të kaloni nga njëri tek tjetri.

Do ju duhet username dhe fjalëkalimi të cilin mund të kërkojë VPN-ja në momentin kur lidheni. Gjithashtu, ju mund të ruani të dhënat e llogarisë për herën tjetër.

Ndërkohë që jeni i lidhur me një VPN, ju do vini ri një njoftim të përhershëm tek qendra e njoftimeve ku lexon “VPN activated“. Për t’u ç’kyçur shkoni tek njoftimet dhe shtypni “Disconnect“.

Always-On VPN

Duke vazhduar me Android 4.2, Google përfshiu opsionin për të aktivizuar “Always-on VPN“. Kur ky opsion të aktivizohet, Android asnjëherë nuk do të lejojë dërgimin e të dhënave duke bërë një përjashtim këtu vetëm mbi VPN. Kjo mund të jetë e dobishme kur jeni duke përdorur Wi-Fi publike dhe dëshironi të siguroheni që VPN-ja është gjithmonë në përdorim.

Për të aktivizuar këtë opsion, shtypni ikonën e konfigurimit në krah të emrit të VPN-së, dhe aktivizoni sliderin “Always-on VPN“.

VPN-të nuk janë diçka për të cilët çdo kush ka nevojë, shumica e përdoruesve do jenë në rregull me mos përdorimin e tij. Por nëse ndonjëherë ju kërkohet, është mirë të dini se si përdoret një i tillë dhe se cilit mund t’i besoni.

Nga ekseprienca juaj me VPN-të, cilin do sugjeronit më shumë nga të tjerët?!