Aplikacioni i kriptimit të mesazheve Peerio, tani është në dizpozicion për shkarkim

Me ‘kriptimin’ duke qenë një nga fjalët më gumëzhuese për momentin, ju mund të mendoni se ky është momenti i duhur për të lançuar një aplikacion apo shërbim të ri të fokusuar në kriptim. Dhe këtë po bën pikërisht dhe Peerio, një kompani e cila sot ka njoftuar lançimin e aplikacionit të tyre Peerio për Android dhe iOS. Në fakt Peerio nuk është një aplikacion i ri, kjo për arsye se Peerio ka kohë që po zhvillon këtë aplikacion. Versioni desktop i aplikacionit ka qenë në dispozicion që në fillim të vitit të kaluar. Aplikacioni Android dhe iOS kanë qenë më parë në dispozicion në versionin beta, megjithëse sot është lançuar zyrtarisht në Play Store & App Store dhe tani është i gatshëm për të gjithë.

Nëse jeni i ri në lidhje me aplikacionin Peerio, atëherë me terma të shkurtër po ju themi që ky është një aplikacion që ofron kriptim të një niveli (E2EE). Që do të thotë se krahasuar me disa aplikacione apo shërbime të tjera, Peerio nuk ruan ndonjë të dhënë në serverat e tyre dhe tashmë kompania është duke ekzaminuar sa i përket nivelit të sigurisë së aplikacionit si dhe ndonjë të metë të mundshme. Ata gjithashtu kanë bërë publik edhe kodin në Github, kështu që kushdo që dëshiron t’i hedh një vështrim më të hollësishëm e ka shumë të lehtë.

Duhet përmendur që aplikacioni ofron mundësinë për të dërguar mesazhe, fajle ose të angazhoheni në biseda në grup pas një niveli të koduar mbrojtje, aplikacioni gjithashtu ofron karakteristika të tjera të tilla si aftësia për të lexuar të dhënat offline dhe aftësinë për të sinkronizuar ato në të gjithë pajisjet dhe platformat (Android, iOS, Windows, Mac, Chrome dhe Linux). E cila do të jetë një përshtatje e mirë për ata që tashmë janë duke përdorur një nga versionet desktop. Siç u përmend, aplikacioni është tani në dispozicion në Play Store dhe App Store, falas dhe pa reklama.

app-storeGoogle Play

Peerio_1Peerio_6Peerio_4Peerio_5Peerio_2Peerio_7