Nike prezanton atletet vetë-lidhëse
https://youtu.be/z7Cyv3cvIxY
Nike sapo ka prezantuar atletet vetë-lidhëse të quajtur HyperAdapt 1.0, duke sjellë në jetë ëndrrën e fansave të atleteve që kanë ndarë që nga filmi “Back to the Future II” pothuajse gati 30 vjet më parë.
“Kur ju fusni këmbët në HyperAdapt 1.0 thembra juaj godet një sensor që automatikisht forcon lidhëset,” sipas uesbsajtit të Nike. Anash atleteve ndodhen dy butona të cilët shërbejnë për të shtrënguar dhe liruar derisa atletet të përshtaten në këmbët tuaja në mënyrë të përsosur”
Ndërkohë që kompania ka lançuar disa atletete Nike Mag të limituara, siç mund t’ja keni parë Michael J Fox vitin e kaluar tek 30 vjetori i krijimit të filimit “Back to the Future”, ato nuk nuk i keni parë kurrë të lançohen për publikun e gjere, fatkeqsisht atlete të tilla janë edhe të pa përballueshëm për përdoruesit e zakonshëm.
Përdoruesit të cilët janë pjesë e klubit Nike + do të jenë në gjendje të blejnë këto atlete Nike HyperAdapt 1.0 gjatë sezonit të festave të këtij viti, 2016. Ata do të jenë në dispozicion në tri ngjyra.