HTC prezanton One A9
HTC ka prezantuar para pak ditësh versionin e ri të smartphone-ëve, nën emrin One A9. HTC One A9 vjen në treg me 2 versione përsa i përket dimensioneve të ekranit, versioni me dimensione prej 4.7-inch edhe ai me 5.5-inch. Ekrani integron teknologjinë Gorilla Glass 4 me kualitet 1080p AMOLED. Ai është vetëm 0.1mm më i hollë se iPhone, pra ka një lartësi prej 7.1mm.
Përsa i përket komponentëve harduerë, One A9 integron një bateri prej 2.150 mAh e cila furnizon me energji proçesorin Snapdragon 617 i cili operon në frekuencën 1.5Ghz edhe shfrytëzon 3GB Ram. Gjithashtu përbëhet nga 8 bërthama dhe përpunon instruksione me 64 bit.
Fotokamera para ka një kualitet prej 4MP ndërsa ajo e pasme arrin deri në 13MP. Lentet e fotokamerës janë ndërtuar me material safiri. Gjithashtu fotokamera e pasme arrin të bëj foto me kualitet RAW por jo me 4K. Për të ruajtur foto tuaja vjen në ndihmë memoria fikse prej 32 Gb e cila mund të shtohet nëpërmjet SD Card.
Menjëherë prezantimi i produktit ka ngjallur debate sepse dizajni i tij është pothuajse identik me atë të iPhone 6 ose 6s por kjo nuk e ka ndaluar HTC ta hedhë në treg. Përkundrazi është diçka që HTC e mohon, dhe nga mënyra se si HTC e shikon, shprehet se kjo legaci e dizajnit vazhdoi që në 2013-ën me HTC One (M7) dhe ka ndodhur e kundërta, pra Apple kopjoi HTC.