Mozilla lançon Focus ad-blocker për iOS 9
Ndërkohë që Mozilla sapo tha që po i jep fund zhvillimit të Firefox OS për smartphone, kjo nuk do të thotë se ata kanë mbyllur çdo gjë dhe me produktet specifike-mobile. Përkundrazi Mozilla sapo ka lançuar një iOS ad-blocker me emrin Focus nga Firefox, e cila, në fakt, nuk funksionon me Firefox. Aplikacioni është në dispozicion falas në App Store, shërben si një bllokues përmbajtjesh për iOS 9, e cila jo vetëm lejon përdoruesit të bllokojnë reklamat, por edhe gjurmuesit kur jeni duke përdorur shfletuesin Safari.
Focus është ndryshe nga bllokuesit e tjerë të njohur të tillë si Peace apo Crystal, në aspektin që u jep përdoruesve kontroll të drejtpërdrejt mbi llojin e gjërave që ata nuk dëshirojnë të shohin në faqet e caktuara në internet. Mozilla thotë që aplikacioni përfiton nga lista e bllokimeve me burim të hapur nga Disconnect.me, i njëjti burim që versioni desktop i Firefox mbështetet.
Përfitimi nga bllokuesit e përmbajtjeve është se ata mund të bëjnë që shfletimi online të jetë më i sigurt duke eliminuar reklamat dhe gjurmuesit, por përveç intimitetin ata mund të zvogëlojë kohën e ngarkimit të faqeve dhe të ofrojë përmirësime të përgjithshme në shpejtësi.
Mozilla vë në dukje se kjo nuk është zgjedhja e tyre që Focus punon vetëm me Safari, pasi dëshira e tyre është që të jetë dhe në përputhje me Firefox për iOS gjithashtu. Por për fat të keq iOS 9 nuk lejon bllokuesit e përmbajtjeve që të lidhen me shfletues të palës së tretë, por Mozilla shpreson se Apple do të ndryshojë këto rregulla në muajt e ardhshëm.