Lançohet Dell XPS 13 2-në-1 përkrah XPS 15 së përditësuar
Dell XPS 13 ka rilindur si një pajisje 2-në-1 e konvertueshme, një model me një ekran 13 inç InfinityEdge. Kompania pretendon se XPS 13 është notebook-u 13 inç më i vogël në botë.
XPS 13 ofron një ekran me rezolucion QHD+ i cili premton një qartësi të lartë. Ky ekran ka një menteshë e cila e lejon atë të kthehet 360 gradë. Ky model gjithashtu premton dhe mbi 15 orë bateri për karikim.
Dell XPS 13 2-në-1 sjell gjeneratën e shtatë të proçesorëve Intel Core. Modeli ka një dizajn me pak fan-e që garanton një punë të qetë, ndryshe nga disa laptop të hollë. Websajti i Dell shfaq opsione zgjedhje deri në 16 GB RAM, grafikë Intel HD dhe 256GB SSD.
Karakteristikat e tjera që Dell liston, përfshijnë një kamer 720p e cila ka të integruar dy mikrofonë, 802.11ac WiFi, Bluetooth, dhe altoparlant stereo me akordim Waves MaxxAudio Pro.
Në krahasim me XPS 13 2-në-1, XPS 15 është përmirësuar me harduerë më të mirë. Duke përmendur këtu ekranin 15.6 inç, një lexues shenjash gishtash dhe mbështetje për Windows Hello.
Dell XPS 13 2-in-1: Karakteristikat
- Windows 10 Home
- Ekran 13.3 inç FHD InfinityEdge (1920 x 1080)
- Gjenerata 7 Intel Core i5 ose i7
- 4, 8 ose 16GB RAM
- 128 ose 256GB SSD
- 2 porta USB-C (një për karikim)
- Vend për microSD
- Pesha: 1.24kg