Huawei P8 Lite i shpëton jetën një personi duke ndalur plumbin
Huawei P8 Lite është një smartphone i përballueshëm i cili u prezantua nga kompania vitin e kaluar. Kjo pajisje u prezantua në Prill të 2015-ës, kurse pasardhësi i tij, Huawei P9 Lite, në fillim të këtij viti së bashku me dy pajisje të tjera ‘P9’, Huawei P9 dhe Huawei P9 Plus. Një raport i ri sapo ka dalë në sipërfaqe dhe sjell një histori mjaft interesante e cila përfshin Huawei P8 Lite.
Sipas burimit, Huawei P8 Lite në fakt ka ndaluar një plumb dhe ka shpëtuar jetën e pronarit të tij. Kjo ngjarje ka ndodhur në Afrikën e Jugut, ku një njeri i quajtur Siraxh Abrahams u qëllua ndërsa ai po kthehej në shtëpi nga një ditëlindje. Ky incident ndodhi në fakt muajin e kaluar, por tani ka marrë titujt e lajmeve. Abrahams ishte vetëm jashtë shtëpisë së tij, kur dy hajdutë e qëlluan dhe i vodhën $20. Sigurisht Abrahams i ra të fikët, por Huawei P8 Lite ishte në gjendje të shpëtonte jetën e tij. Viktima ka një shenjë të vogël plumbi në gjoksin e tij, dhe sigurisht një vrimë në xhaketë, por përveç kësaj, ai është shumë mirë, pasi plumbi goditi Huawei P8 Lite i cili ndodhej në xhepin e xhaketës. Tani, duke pasur parasysh se pajisja u shkatërrua plotësisht nga plumbi, natyrisht, Huawei ka vendosur t’i dërgojë z.Abrahams një Huawei P9 Lite si një zëvendësues për telefonin e shkatërruar Huawei P8 Lite.
Megjithëse nuk është hera e parë që dëgjojmë se një smartphone ka shpëtuar jetën e dikujt duke ndalur një plumb, për Huawei kjo është një reklamë shumë e madhe. Huawei P8 Lite është krijuar prej metali, dhe sjell karakteristika mesatare.