Ju duhet më shumë hapësirë? Shikoni këto krahasime të aplikacioneve për Android me memorie magazinuese në re (cloud).
Ka një tufë me aplikacione për memorie në re të cilët garojnë për vëmendjen tuaj. Disa nga të cilët janë fantastikë, të tjerët, jo dhe aq. Ky artikull ka si qëllim krahasimin e këtyre shërbimeve dhe të bëjë një listë gjithëpërfshirëse të të gjitha opsioneve për kopjim tek memoria në re.
Kemi zgjedhur sot 7 opsionet për memorie kopjimi në re për Android në Play Store e që konkurrojnë me shërbimin e memories të vetë sistemit të Android-it. Duke qenë se do jetë një artikull i gjatë e plot me krahasime, unë do filloj që tani me ndarje sipas kategorive.
Memorie falas
Le të jemi të sinqertë, shumë njerëz duan memorie të bollshme për fotot dhe videot e tyre. Jo shumë prej tyre janë gati të paguajnë një faturë abonuese tek shërbimet e memories në re nëse nuk kanë shumë të dhëna për të ruajtur. Në këtë seksion do jemi duke krahasuar opsionet për ruajtje falas në mënyrë që të gjithë “qylësat” të gjejnë shërbimin më të mirë me lehtësi.
Megjithatë, një nga përfitimet e këtyre shërbimeve është opsioni që ju jep mundësinë e ndarjes së skedarëve tuaj, midis pajisjeve të ndryshme. Ngarkimi automatik i fotove dhe dokumenteve të krijuara në Android-in tuaj, do ju japë akses të menjëhershëm nga kompjuteri juaj.
1. Mega: 50 GB
Mega kryeson çartet duke iu dhënë plot 50GB memorie magazinimi, falas. Kjo është shumë në krahasim me mundësitë e tjera të disponueshme, sidomos nëse jeni një përdorues për opsionet falas. Rekomandohet shumë që t’i hidhni një sy këtij aplikacioni në fillim.
2. pCloud: 20 GB
Ky aplikacion më është prezantuar së fundmi pasi nuk e kisha parë të renditej në ndonjë vend edhe jam surprizuar kënaqshëm kur e testova. Memoria nuk është aq e madhe sa e Mega-s por që me siguri ju respekton mirë duke ju dhënë 20GB falas, sapo të regjistroheni.
3 Google Drive: 15 GB të shpërndashme
Plot sinqeritet, mendoja se 15 gigat që Google na dhuron, ishin shumë bujare por pasi kam bërë disa kërkime, tani i kam pak më të hapur sytë. Google Drive mund të jetë një nga shërbimet më të mira për memorie magazinuese por nuk është nga më bujaret sepse ato 15GB janë të shpërndara me Google Drive, Google Photos dhe email-et tuaja në Gmail.
4. Box: 10 GB
Box ka pak kohë që ka dalë në qarkullim dhe ka qenë një mundësi mjaft e mirë për memorie magazinuese. Ky shërbim ofron falas vetëm 10GB hapësirë.
5. OneDrive: 5 GB
Microsoft është bërë pak si koprrac këto kohët e fundit me memorien falas që ata dhurojnë me OneDrive-n e tyre. Pak muaj më parë ka qenë 15GB ndërsa tani e kanë reduktuar në pesë, gjë e cila as nuk i afrohet standarteve të sotme.
6. Dropbox: 2 GB
Dropbox u jep vetëm 2GB falas përdoruesve të rinj por ka mënyra të ndryshme për të fituar më shumë hapësirë magazinimi. Tani që e di se ka aplikacione që ofrojnë falas më shumë se 20GB, të ftoj miqtë të përdorin Dropbox, më duket si një punë e përditshme tashmë.
Sistemet e disponueshme të operimit
1. Dropbox: 9
Dropbox kryeson me nëntë platforma sistemesh të disponueshme. Praktikisht çdo sistem kryesor operativ mundësohet nga ky shërbim, qoftë ky mobile ose jo. Pra, n.q.s. po kërkoni për një zgjidhje të gjithanshme kopjimi për të gjitha pajisjet tuaja të ndryshme, Dropbox është zgjidhja. Windows, Mac, Linux Android, iOS, Windows Phone, BlackBerry, Kindle Fire janë të mbështetura nga ky shërbim.
2. Box: 7
Windows, Mac, Android, iOS, Windows Phone, BlackBerry janë të mbështetura këtu.
3. OneDrive: 6
Windows, Mac, Android, iOS, Windows Phone janë të mbështetura nga ky aplikacion.
4. Mega: 6
Windows, Mac, Android, iOS, Windows Phone, Linux janë të mbështetura nga ky aplikacion.
5. pCloud: 5
Në Windows, Mac, Android, iOS, Linux funksionon mjaft mirë.
6. Google Drive: 4
Google Drive është mundësia më e keqe nëse doni të punoni në shumë platforma. Ajo mbështetet vetëm në pajisjet Windows (vetëm PC), Mac, Android dhe iOS.
Kufizimet në madhësinë e skedës
1.a Mega:
Nuk ka kufizime në lidhje me madhësinë në këtë shërbim.
1.b pCloud:
Gjithashtu edhe ky shërbim nuk imponon kufizime në madhësinë e skedave.
2. Google Drive:
5TB për çdo skedë tjetër përveç Google Docs, Sheets dhe Slides. Për këto të fundit ka një limit të madhësisë prej 50MB.
3. Dropbox:
Çuditërisht në faqen e internetit, ka një limit prej 10GB që mund ta aksesoni. Megjithatë, në aplikacionet e tjera të programit nuk ka kufizime.
4. OneDrive:
Microsoft ka një limit prej 10GB. Sinqerisht, një përdorues i shërbimeve falas, nuk do t’ia dijë shumë për këtë gjë.
5. Box:
Për përdoruesit falas, ka një limit qasjeje prej 250MB të madhësisë së skedarit. Megjithatë, nuk ka kufizime për ato me pagesë.
Çmimet më të ulëta
Gjetja e çmimit të arsyeshëm për sasinë e duhur të memories është gjë e rëndësishme. Jo shumë përdorues do ruajnë 1 terabajt të dhëna tek memoria e tyre në re por është një gjë e mirë për ata që pjesën më të madhe të fotove duan t’i ruajnë online.
Unë do ju listoj thjesht planet bazike të çmimeve, të krahasuara me çdonjërën prej këtyre shërbimeve. Disa prej tyre janë shumë të shtrenjta sipas mendimit tim, ndërsa të tjerat janë mjaft të arsyeshme.
1. pCloud: 2TB për $8/Muaj
2. OneDrive: 1TB për $7/Muaj
3. Google Drive: 1TB për $10/Muaj
4. Dropbox: 1TB për $10/Muaj
5. Mega: 200 GB për $5.5/Muaj
6. Box: 100 GB për $6/Muaj
Link-et:
OneDrive: Faqja e internetit | Aplikacioni
Google Drive: Faqja e internetit | Aplikacioni
Dropbox: Faqja e internetit | Aplikacioni
Mega: Faqja e internetit | Aplikacioni
Box: Faqja e internetit | Aplikacioni
pCloud: Faqja e internetit | Aplikacioni
Përfundimet
Ky është fundi i artikullit për krahasimet rreth mundësive për memorie në re. Shpresojmë të keni gjetur aplikacionin që po kërkonit dhe të merrni ç’të mundni nga ai aplikacion. Mendoj që të gjithë këto aplikacione/shërbime kanë diçka të veçantë për të ofruar. Ju rekomandoj shumë që në fillim të vizitoni faqet e lidhura me këto shërbime që të mësoni më shumë rreth tyre.
Nëse keni ndonjë pyetje apo diçka që doni ta thoni rreth shërbimit të memories magazinuese në re, komentoni tek seksioni i komenteve më poshtë.