Si të hapim Facebook me foto në telefon me 0 Lekë? (vetëm për numra Vodafone)
Si fillim dua të them që kjo temë është një nga më të përfolurat nëpër faqet shqiptare në Facebook. Ajo shpeshherë përdoret edhe për të marrë fansa në faqe me postime të tipit: “Jepi like [emri faqes] dhe më pas ju tregojmë në inbox se si të hapni 0.facebook.com me foto.”
Por a ka mësuar gjë njeri edhe pas pëlqimit të faqes? Besoj se jo, sepse askush nuk do të donte që pasi të mësoni të hapni 0.facebook.com me foto dhe faqes së tyre mos t’ua “varni” më.
Kështu që mjaft me lojra!!
Pikërisht sot do ju tregoj mënyrën se si të hapni 0.facebook.com me foto dhe pa asnjë shumë monetare në telefon.
Si fillim sigurohuni që nuk keni asnjë shumë monetare në telefon dhe se jeni në një zonë ku ka valë telefonike.
Pasi t’i keni plotësuar këto të dyja, thjesht kopjoni këtë link në shfletuesin tuaj:
http://www.m.vodafone.al.0.facebook.com.php.pkw.4proxy.de/
Në fillim nuk do hapet gjë prej gjëje, një nga arsyet është sepse faqja nuk është hapur asnjëherë më parë në telefonin tuaj, dhe telefoni nuk ka krijuar një “cache memory”, e cila shërben për ti hapur faqet më shpejt edhe kur shpejtësia e internetit është e dobët.
Pra që faqja të hapet, ju duhet të hapni dhe mbyllni disa herë valët (Mobile Data), dhe të provoni të hapni faqen, derisa ajo të hapet..!
Pasi faqja të jetë hapur, ju thjesht duhet të fusni url-në që doni të hapni në rastin tonë:
Dhe kaq ishte! Tani ju duhet vetëm të kyçeni dhe u bë. Bac u kry !
Por tek url-ja mund të vendosim edhe linke të tjera:
- http://tubidy.com (shërben për të shkarkuar këngë të huaja dhe shqiptare)
- http://apk4fun.com (shërben për të shkarkuar apk (aplikacione për android))
- http://yahoo.de (motor kërkimi)
Faqet si google.com, m.facebook.com, youtube.com nuk mund të hapen.
Shënim: Këtë link mund ta përdorni edhe si proxy. (Vendndodhja: Gjermani)
Në momentin që hapni facebook-un, mund të keni një “security alert” dhe ju tregon se llogaria juaj është kyçur. Që ta rregulloni këtë hyni në http://0.facebook.com dhe tek njoftimet shikoni njoftimin e parë, hyni tek ai dhe tregojini Facebbok-ut që personi që hyri në atë link ishit ju.. 😀
Shpresoj t’ju kem ndihmuar sadopak (ata që nuk e kanë telefonin shpesh me ofertë).
Nëse dhe ju posedoni një link të tillë, jeni i lutur të komentoni…
[EDITED] Tani mund ta shikoni edhe në video këtu: [GJBITEAM.COM] Si të hapim 0.facebook.com me foto