fbpx

iPhone SE vs. iPhone 5S: Ku është diferenca e vërtetë?

[graphiq id=”UQ3q9HUsbX” title=”Apple iPhone SE vs Apple iPhone 5S” width=”600″ height=”403″ url=”https://w.graphiq.com/w/UQ3q9HUsbX” link=”http://smartphones.specout.com” link_text=”Apple iPhone SE vs Apple iPhone 5S | SpecOut” ]

iPhone 5S u lançua në shtator të vitit 2013 dhe me lehtësi u bë një nga iPhone-t më të shitur të të gjitha kohërave. Karakteristikat e përgjithshme dhe çmimi që smartfoni 4-inch ofronte ishin perfekte. Kanë kaluar pothuajse tre vjet që atëherë, por 5S ende mbetet një nga modelet më të kërkuar të iPhone.

Megjithatë, të gjitha gjërat e vjetra duhet të zëvendësohen me versionet e tyre të përditësuar dhe të përmirësuar, e cila është arsyeja se pse fansat e Apple filluan të kërkonin për më shumë iPhone 4-inç. iPhone 5C plastik ishte një dështim, por Apple nuk do të ndalonte. Pas muajsh thashethemesh dhe spekulimesh, iPhone SE u lançua më në fund muajin e kaluar, dhe është një hit tashmë.

Megjithëse i paketuar me karakteristikat më të fundit, pyetja që të gjithë mund të bëjn është se sa ndryshe është SE nga 5S? Më poshtë gjbiteam.com do ju sjell një vështrim të detajuar.

iPhone SE vs iPhone 5s: Çfarë është e re dhe çfarë jo?

I njëjti dizajn dhe i njëjti ekran

Ju nuk do të gjeni asgjë ndryshe këtu. iPhone SE përdor të njëjtin trup dhe të njëjtin ekran nga iPhone 5S, që do të thotë se kanë të njëjtën madhësi dhe të njëjtin rezolucion. Vetëm se SE ka disa cepe mat pra pa shkëlqim.

Përveç ekranit dhe dizajnit, iPhone 5S dhe iPhone SE nuk ndajnë asgjë të përbashkët. Brenda, SE është një bishë! Pajisja mbart karakteristikat e iPhone 6S.

iPhone SE ka një kamer dhe bateri më të mirë

Siç thamë, karakteristikat e brendshme të iPhone SE janë në të njëjtin nivel me ato të iPhone 6S. Kamera 12MP është e njëjtë me atë të 6S dhe mund të regjistroj video 4K. Imagjinoni pak një telefon 4 inch që regjistron video 4K! Gjithashtu, SE sjell dhe karakteristikën e Live Photos, e cila ju lejon të regjistroni video si foto. Ka një kamera para 1.2MP me flash retine (që do të thotë se ekrani ndriçohet në momentin që ju shkrepni selfie).

Sa i përket baterisë, iPhone 5S ka një bateri 1560mAh, e cila mezi zgjat më shumë se një gjysëm dite në përdorim. iPhone SE ka një bateri pak më të madhe 1624mAh, por komentet kanë treguar se SE lehtë mund të zgjasë një ditë të plotë në përdorim normal. Kjo është një nga gjërat më të mira që telefoni i ri ka.

iPhone SE sjell karakteristikat e brendshme të iPhone 6S

Po, e keni dëgjuar siç duhet. iPhone 5S erdhi me një proçesor A7, kurse iPhone SE sjell proçesorin e fundit A9 që është përdorur në iPhone 6S. Ashtu si 6S, SE ka 2 GB RAM, dhe opsionet e memories së brendshme përfshijnë modelin 16 GB dhe 64 GB. Pra, në thelb, është si të paketosh karakteristikat e iPhone 6S në 5S, dhe nga ky bashkim të merrni një pajisje bishë të quajtur iPhone SE. SE vjen me iOS 9.3 dhe me karakteristika të fundit si Night Shift. Çfarë mund të prisni më tepër?

Touch ID mbetet e diçka e vjetër kurse Apple Pay dhe NFC janë diçka e re

iPhone SE sjell NFC për të mbështetur Apple Pay, i cili është një tipar i shumë i kërkuar në ditët e sotme në SHBA, Britaninë e Madhe, dhe në shumë vende të tjera. Megjithatë, sensori i Touch ID është ende i gjeneratës së parë, pra është akoma ai i përdorur në 5S, nuk është ai që është përdorur tek 6S, kështu që vërtetimi me anë të gjurmave të gishtave nuk do të jetë ultra i shpejtë si tek 6S.

Përfundimi

Pra, a duhet të bleni iPhone SE? Kjo varet në fakt se çfarë ju jeni duke kërkuar. Nëse keni vendosur të bleni një iPhone për herë të parë dhe nuk keni shumë para, shkoni për iPhone SE, do e dashuroni.

Gjithësesi, nëse jeni mësuar duke përdorur një iPhone më të madh si iPhone 6 ose 6s ose versionet Plus, atëherë pa dyshim versioni 4 inch do duket i çuditshëm në duart tuaja dhe nuk ka asnjë arsye për të bërë një ndryshim tillë. Ju kujtojmë që karakteristika 3D Touch mungon në iPhone SE, por sigurisht Apple duhej të bënte një sakrificë të tillë për hatër të çmimit.

Pra çfarë do bënit ju, do e blinit iPhone SE? Komentoni më poshtë!