10 lojrat me gara për Android

Lojrat me gara janë disa nga lojrat mobile më intensive që ju do luani, kjo për arsye se ato zakonisht kanë konkurrencë të lartë, qoftë nëse jeni duke luajtur kundër një kompjuteri apo kundër një lojtari të vërtetë. Nëse jeni duke kërkuar për lojra me gara, jeni me fat sepse gjbiteam.com ka krijuar një listë me dhjetë lojra me gara, ku disa prej tyre janë të reja dhe disa prej tyre janë të vjetra por të preferuara nga shumë lojtarë.

Drift Girls

Siç mund t’a kuptoni dhe nga emri, loja në vetvetë ka të bëj rreth drifting dhe fokusohet në rrëshqitjen e makinës tuaj rreth qosheve në mënyrë që të fitoni pikë dhe të rrisni nivelin.

Motorworld Car Factory

Nuk është në fakt një lojë standarte gare, por në këtë lojë ju jepet mundësia të menaxhoni fabrikën tuaj të makinave, të ndërtoni makinat tuaja dhe madje ka të përfshirë edhe pak garë. Gjithashtu ju mund të sfidoni dhe miqtë tuaj në gara.

Motorwolrd-Car-Factory

Drive Ahead!

Kjo lojë ju dërgon në një përballje gladiatorësh, kokë më kokë me makinat tuaja, në mënyrë që të mposhtni kundërshtarin tuaj. Ka me dhjetra lloje makinash duke filluar nga ato të Formula 1 dhe deri tek kamionat e mbeturinave.

Extreme Car Driving Simulator

Siç sugjeron dhe emri, kjo lojë është më shumë një simulator dhe nuk është se do shihni shumë garë si tek lojrat e tjera, por grafika është impresionuese dhe ka disa llloje makinash që ju duhet të zhbllokoni.

Extreme-Car-Driving-Simulator

Bike Racing Mania

Bike Racing Mania fokusohet tek balancimi ndërkohe që ju kaloni pengesa. Kjo lojë ka 30 nivele të ndryshme të mbushura me hedhje, deviacione dhe shumë më tepër.

Nitro Nation Racing

Nitro Nation është një lojë që në vetëvete fokusohet në sfidat me gara ndërmjet miqve tuaj ose ndërmjet konkurrentëve të tjerë në internet. Loja sjell një grafikë të shkëlqyer dhe brenda do të gjeni makina të ndryshme origjinale. Të gjitha janë të liçensuara duke përmendur këtu, Chevrolet, Ford, Dodge, BMW, Volkswagen, Honda, Nissan, Mazda dhe Mercedes-Benz.

Draftmaster Pro

Draftmaster Pro i bën homazh lojrave klasike me gara që ju do të gjeni në sistemin e NES. Ju mund të zgjidhni ndërmjet tri serive të ndryshme gare të cilët përfshijnë kamionë, makina stock, dhe makina Indy. Fitimi i garave ju shpërblen me të holla në mënyrë që ju të bleni më shumë makina.

Draftmaster-Pro

Need For Speed No Limits

Need For Speed No Limits i ka të gjitha. Grafikë, adrenalinë dhe aksion. Garoni për të rritur rankun tuaj në skenat e garimit dhe ç’bllokoni makina të reja, përmirësojini ato dhe modifikojini sipas shijeve tuaja.

Flail Rider

Ata që kërkojnë të jenë pak më shkatërrues nuk duhet të shohim më tej se Flail Rider. Qëllimi këtu është që ju thjesht të garoni rreth hartës dhe të shkatërroni çdo ndërtesë që ju shihni për të fituar sa më shumë pikë. Ka mbi 50 makina për të zhbllokuar dhe shumë ndërtesa për të hedh në tokë.

Thumb Drift – Furious Racing

Në fund të listës është Thumb Drift – Furious Racing. Kjo sjell driftin në një mënyrë pak më të thjeshtë dhe ka një grafikë të stilizuar mjaft mirë. Ju mund të shkrepni screenshot të momenteve tuaja më të mira në lojë dhe ti ndani ato me miqtë tuaj.