LeEco zbulon pajisjet Le 2, Le 2 Pro & Le Max 2
LeEco (i njohur ndryshe si Letv) është padyshim një nga prodhuesit më interesant të smartfonëve. Kjo kompani me bazë në Kinë ka hyrë në biznesin e smartfonëve në Prill të vitit të kaluar, dhe ka prezantuar pesë smartfonë deri më tani. Kompania ka prezantuar edhe disa pajisje të tjera, të tillë si TV të zgjuar, për shembull. Në Prill të vitit 2015, kompania prezantoj pajisjet LeEco Le, Le Pro dhe Le Max, por sot në një event të mbajtur në Kinë ata kanë prezantuar pasardhësit e tyre.
Kompania ka prezantuar pajisjet Le 2, Le 2 Pro dhe Le Max 2. LeEco Le 2 është një nga më të përballueshmit nga të tre, por ky telefon ende paketon karakteristika interesante, dhe futet tek smartfonat e rangut mesatar. Le 2 Pro është smartfoni flagship i kompanisë, kurse Le Max 2 është fableti i tyre flagship. LeEco Le 2 përmban një ekran 1080p 5.5 inç (1920 x 1080), së bashku me 3GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme. Ky smartfon fuqizohet nga një proçesor Helio x20 MediaTek 64-bit deca-core, dhe paketon në brendësi një bateri 3,000mAh jo të lëvizshme. Kamera 16-megapiksel është vendosur në pjesën e pasme të LeEco Le 2, kurse kamera tjetër 8-megapiksel në pjesën para të pajisjes. Android 6.0 Marshmallow vjen i para-instaluar në këtë smartfon, së bashku me ndërfaqen e përdoruesit EUI të LeEco-s.
Le 2 Pro, nga ana tjetër, sjell një panel QHD 5.5 inç (2560 x 1440), por ndryshe nga Le 2, ky smartfon vjen me 4GB RAM dhe 64GB memorie të brendshme. Le 2 Pro fuqizohet nga një proçesor Mediatek Helio X25 64-bit deca-core, i sinkronizuar në 2.5GHz. Kamera kryesore 21-megapiksel (sensor Sony IMX230), do e gjeni në pjesën e pasme të pajisjes ndërsa para do të gjeni një kamer 8-megapiksel. Versioni i softuerit është identik si në Le 2.
Dhe i fundit, por jo më pak i rëndësishmi, Le Max 2 fablet.
Kjo është një kafshë e vërtetë bazuar në karakteristikat që sjell në brendësi të tij. Le Max 2 vjen me një panel 5.7-inch QHD , 4GB/6GB RAM dhe 64GB memorie të brendshme. Pajisja ushqehet nga procesori Qualcomm Snapdragon 820 64-bit quad-core i sinkronizuar në 2.15GHz, dhe një GPU Adreno 530 për grafikë. Le Max 2 përmban të njëjtët sensorë kamerash si Le 2 Pro, dhe gjithashtu të njëjtin version të softuerit, por ndryshe nga Le 2 Pro, fableti vjen me një bateri 3,100mAh.
Të tre këto pajisje ofron lidhje 4G LTE, sigurisht, dhe sjellin një portë USB Type-C në pjesën e poshtme. Ata gjithashtu përmbajn skaner gjurmësh gishtash (Le Max 2 vjen me një skaner shenjash gishtash Qualcomm Ultrasonic), dhe karikim të shpejtë. Mjaft interesant është fakti se asnjëra nga pajisjet nuk ofron portë kufjesh 3.5mm, juve do ju duhen një palë kufjesh speciale me lidhës Type-C.
LeEco Le 2 ka një çmim prej 1.099 juan ($ 170), Le 2 Pro 1,499 juan ($ 232) kurse dy variantet e Le Max 2 (4GB dhe 6GB RAM) do të kushtojnë 2,099 juan ($ 324) dhe 2,499 juan ($ 386 ), përkatësisht.