fbpx

Ja si do duket Start menu pas përditësimit Windows 10 Anniversary

Microsoft ka prezantuar ndryshime në Start menu, të cilat siç vihen re në imazhet më poshtë kanë sjellë ndarjen e listës “All Apps”, me opsionet e Settings dhe detajet e llogarisë. Jen Gentleman ka zbuluar se si do duken këto ndryshime me anë të një postimi të shkurtër GIF në Twitter:

start-menu-animation

Dizajni i përditësuar do të gjejë rrugën e tij në përditësimin e Windows 10 Anniversary, i cili do të jetë në dispozicion falas për përdoruesit e Windows 10 diku gjatë verës. Microsoft po pret të marrë reagime nga komuniteti Insiders sa i përket ndryshimeve, kështu që nëse ju pëlqen dizajni i ri i menusë Start ose dëshironi të sugjeroni përmirësime, sigurohuni që Microsoft t’ju dëgjojë duke u bërë pjesë e këtij komuniteti.

Çfarë mendoni në lidhje me këto ndryshime që po vijnë tek Start menu? Ju pëlqen menuja aktuale apo kjo që do të vijë në përditësimin Anniversary?!

beefore-after