Si të lironi hapësirë në memorjen e iPhone-it tuaj pa fshirë asnjë imazh, video apo aplikacion
Jeni duke shkrepur foto me iPhone-in tuaj apo po shkarkoni një aplikacion të ri dhe pa pritur ju shfaqet tabela e cila ju njofton se nuk keni më vend në memorje për të ruajtur foto, video apo aplikacione të reja?
Mos u shqetësoni, dhe mos tentoni të fshini asnjë aplikacion, imazh apo video, të paktën pa provuar një herë këtë marifet.
Koncepti për këtë marifet është shumë i thjeshtë. Çdo aplikacion që ju shkarkoni në pajisjen tuaj, krijon një “depo të fshehtë” në të cilën ruan çdo të dhënë që ajo hap apo shfleton gjatë kohës që ju jeni i lidhur në internet. Dhe kjo ndodh më së shumti me aplikacionet e rrjeteve sociale, të cilëve u duhet me patjetër interneti në mënyrë që ato të funksionojnë.
Hapi 1:
Hapni “Settings” dhe navigoni tek General > About thjeshtë për të memorizuar numrin e hapësirës së lirë në memorjen e iPhone-it tuaj, për të parë ndryshimin në fund.
Hapi 2:
Hapni aplikacionin iTunes Store dhe që aty të kërkoni filmin “The Lord of the Rings: The Two Towers” [6.83GB] apo ndonjë tjetër i cili ka një memorje më të madhe se sa memorja juaj e lirë aktuale. Shtypni butonin “Rent” dy herë, por kini parasysh që ju nuk po e blini apo merrni me qira me të vërtetë këtë film, kështu që nuk do të ngarkoheni.
Hapi 3:
Pasi t’ju jetë shfaqur mesazhi, shtypni “Settings” dhe navigoni përsëri tek General > About dhe do të shihni se memorja po fillon të lirohet. Në imazh tregohen 400MB ekstra.
Gjithashtu në Home Screen-in e iPhone-it tuaj ikonat e aplikacioneve do të fillojnë e të zbehen njëra pas tjetrës dhe në vend të emrit do të lexoni “Cleaning…”. Kjo do të thotë se po pastrohen “depot” (cache-t) e apliakcioneve.
Kujtojmë se “depot” (cache-t) e aplikacioneve janë të dhënat të cilat mbeten pasi ju të keni përdorur aplikacionin, dhe janë të pa nevojshme.
Shënim: Gjatë këtij procesi, ne kemi përdorur iTunes Store, por për përdoruesit shqiptarë të iPhone të cilët kanë si shtet Shqipërinë në Apple ID-në e tyre, ky aplikacion nuk mund të përdoret. Por në vend të tij mund të përdorni App Store dhe të zgjidhni një lojë e cila kërkon shumë memorje të lirë si psh: Disney Infinity Toy Box 2.0 (rreth 4GB), dhe ndiqni po këto hapa.