Ja si të shkarkoni manualisht Përditësimin e Krijuesve të Windows 10.
Ja si të shkarkoni manualisht Përditësimin e Krijuesve të Windows 10 para lançimit të tij zyrtar.
Përderisa Përditësimi i Krijuesve të Windows 10 nuk del në qarkullim para 11 prillit, sidoqoftë Microsoft po i lejon ata përdorues që nuk presin dot deri ditën e lançimit, të instalojnë manualisht përditësimin. Gjigandi Redmont lançoi më 5 prill një ‘vegël’ Ndihmuese për Përditësimin e Krijuesve të Windows 10 që do ndihmojë përdoruesit të kalojnë tek ndërtimi zyrtar i Krijuesve. Megjithatë, mbani mend që kjo ‘vegël’ nuk suporton variantet Enterprise.
Vegla instalon Ndërtimin 15063 të programit për Ndërtuesit e Brëndshëm të Windows 10 (Windows 10 Insirders Build), gjë e cila do jetë e disponueshme javën tjetër për Përditësimin e Krijuesve të Windows 10. Ata që janë të interesuar në shkarkimin e veglës, mund ta bëjnë këtë nëpërmjet faqes së Microsoft-it. Nëse nuk keni Ndihmësin (Assistant), atëherës klikoni këtu që ta shkarkoni dhe pastaj ndiqni udhëzimet për të bërë përditësimin në versionin 1703.
Sapo të keni shkarkuar Përditësimin e Krijuesve, ka mundësi të ketë përditësime shtesë midis këtij momenti dhe në çastin kur Microsoft të dërgojë zyrtarisht Përditësimin e Krijuesve të Windows 10 nëpërmjet mekanizmit zyrtar të Windows Update.
“Përditësimi i Krijuesve të Windows 10 është i dizenjuar për të xixëlluar dhe lëshuar kreativitet, duke sjellë kështu 3D dhe realitet të përzierë tek çdokush dhe duke aktivizuar mundësinë që çdo lojtar (gamer) të dalë në transmetim të drejtpërdrejtë,” ka thënë Yusuf Mehdi, zv/president i Korporatës për Grupin Windows & Devices, javën e kaluar në anonçimin e disponueshmërisë për Përditësimin e Krijuesve të Windows 10. “Përtej kreativitetit, Kjo gjë do sjellë gjithashtu edhe funksione të reja për Microsoft Edge, mundësi të reja për sigurinë dhe vegla shtesë për privatësinë, si dhe shumë të tjera.”
Shtojmë se Microsoft ka lançuar gjithashtu dhe versionin përfundimtar të pjesës zhvilluese të softuerit (ose anglisht Software Development Kit, SDK) për Përditësimin e Krijuesve të Windows 10, bashkë me një përditësim të Visual Studio 2017 me qëllim për të mbeshtetur versionin përfundimtar të Krijuesve SDK. /GJBITeam.com