Si Apple dhe Facebook ndihmuan në rrëzimin e KickassTorrents
Me sa duket disa blerje në iTunes rezultuan në kapjen e organizatorit pas KickassTorrents, një nga faqet më të popullarizuara për ndarjen e paligjshme të të dhënave.
Apple dhe Facebook ishin në mesin e kompanive që dorëzuan të dhënat tek autoritet e SHBA-së, duke ndihmuar kështu në kapjen e 30-vjeçarit Artem Vaulin, pronari që supozohet të jetë pas shërbimit të torrentit. Vaulin u arrestua në Poloni të Mërkurën, dhe autoritetet e SHBA-së konfiksuan shtatë nga domain-ët e faqes, të cilat janë tashmë offline.
KickassTorrents është akuzuar për pirateri dixhitale për vite me rradhë, dhe hetuesit thanë se ishte websiti i 69 më e vizituar në të gjithë internetin. Sajti ofronte shkarkimr filmash, muzikë, lojra dhe shumë më tepër.
Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare në fillim zbuloi informacion në lidhje me Vaulin nga gjurmimi i adresave të IP-ve të përdorura për hostimin e domain-ëve të KickassTorrents, sipas një ankesë penale prej 48 faqesh.
Kjo çoi hetuesit tek një ISP Kanadeze, e cila sipas të dhënave në server zbuloi goxha infomacion, përfshirë këtu email-et dhe informacione rreth përdoruesit në lidhje me KickassTorrents.
Në një pikë, hetuesit vunë re se Vaulin po përdorte një llogari email-i, “tirm@me.com.” Llogaria ishte përdorur për të bërë blerje në iTunes nga dy adresa IP-je, dy prej të cilave gjithashtu aksesonin një llogari në Facebook e cila promovonte KickassTorrents.
Llogaria e email-it të Vaulin përmbante dhjetra mesazhe ku përmendej faqja e torrentit, duke përfshirë mirëmbajtjen dhe operacionet e saj.
Edhe pse hetuesit gjurmuan adresën e Vaulin në Ukrainë, ai u arrestua në Poloni, dhe është e paqartë se pse Vaulin ndodhej aty.
SHBA-ja po kërkon ekstradimin e tij dhe e ka akuzuar atë për shkeljen e të drejtës së autorit dhe për pastrim parash.
Sipas ankesës, KickassTorrents gjeneronte mjaft të ardhura nga reklamat online. Një llogari bankare që përdorej për të pranuar pagesat e reklamave, pranonte 31 milionë dollarë çdo 6 muaj.
Për të drejtuar KickassTorrents në mënyrë të fshehtë, Vaulin krijoi një kompani në Ukrainë të quajtur Cryptoneat. Punonjësit që punonin atje ishin mirëmbajtës të sajtit, pretendon ankesa.
Hetuesit e SHBA-së kanë identifikuar dhe personat e tjerë të lidhur me KickassTorrents, por asnjë prej tyre nuk është pjesë e ankesës. Është e mundur që Facebook dhe Apple po ndihmojnë autoritetet në lidhje me hetimin, gjithashtu. Të dy kompanitë kanë thënë se do të dorëzojnë të dhënat e përdoruesit tek autoritetet për sa kohë që kërkesat janë në përputhje me ligjin.