Kjo super makinë është ndërtuar duke përdorur një printer 3D
Tek CES vumë re disa koncepte, por super makina e Divergent e ndërtuar duke përdorur një printer 3D ishte ndoshta një nga makinat më emocionuese të shfaqjes. Kjo makinë e prezantuar pak vjet më parë, vjen me një shasi që është krijuar e gjitha duke përdorur një printer 3D.
Duke përdorur për trupin, metal të shoqëruar me fibra karboni, metoda e kompanisë zvogëlon peshën e përgjithshme me një sasi të konsiderueshme. Si rezultat, Blade është i aftë që të shkojë nga 0-60 mph në vetëm 2.2 sekonda. Kjo është tepër e shpejtë, por ju duhet të mbani mend se makina është thjesht një koncept.
Divergent solli Blade tek CES jo thjesht për ta prezantuar atë, por edhe për të treguar se është duke punuar me disa emra të mëdhenj në industri, duke përfshirë Peugot dhe SLM Solutions, kompani që do të përdorin metodat e printimit të Divergent në një shkallë më të gjerë.
Për të qenë të qartë, Blade nuk është një makinë autonome apo elektrike. Në fakt, brenda ajo sjell një motor 700HP që punon me gaz natyror të ngjeshur, e cila ende e bën atë miqësor ndaj mjedisit. Por kjo nuk do të thotë, se prodhuesit e makinave nuk do të jenë në gjendje të përdorin teknologjinë e Diverget dhe tek super makinat elektrike.
Përfitimi i përdorimit të printimit 3D është se prodhuesit mund të dizenjojn dhe testojn shpejt pjesët.
Ajo gjithashtu i lejon kompanitë të jenë edhe më shumë kreative në procesin e projektimit, e cila na jep një makinë si Blade, ku siç e përmendëm është shumë më lehtë se makinat e zakonshme, mesatarisht rreth 725 kg, e cila është tri herë më lehtë sesa Model S.