Gjithçka që u prezantua në eventin e Apple në Mars 2016 në një artikull të vetëm
Eventi i Apple përfundoi, nëse ju nuk patët mundësi ta ndiqni konferencën, ne i kemi përmbledhur të gjitha zhvillimet në një postim të vetëm. Për më shumë detaje, klikoni në link-et e mëposhtme për secilin seksion.
Gjërat e para në fillim…
Shefi ekzekutiv i Apple Tim Cook tha një njoftim përgjatë konferencës në lidhje me betejën e tij me FBI-në në lidhje me çështjen e iPhone-it të San Bernardions.
“Ne besojmë se ne kemi përgjegjësinë t’ju ndihmojmë ju duke ruajtur të dhënat tuaja dhe privatësinë tuaj,” tha ai. “Ne nuk do të tërhiqemi nga kjo përgjegjësi.”
Kërkimet dhe zhvillimet
Duke kaluar nëpër kauza të tjera, Zëvendës-presidentja e Apple për Mjedisin Lisa Jackson deklaroi se 93% e pajisjeve të tyre në të gjithë botën funksionojnë me energji të riciklueshme, dhe arrin shifrën 100% në 23 vende, duke përfshirë këtu Kinën dhe Shtetet e Bashkuara. Ajo tha gjithashtu se 99% e paketimit të tyre bëhet nga letër e riciklueshme.
Në një video të shkurtër, Apple shfaqi projektin e saj të ri Kërkimor dhe Zhvillues të quajtur Liam, një robot i programuar për të dekonstrukturuar iPhone-t e vjetër për të ripërdorur materialet. Interesante!
Apple gjithashtu prezantoi CareKit, një mjet kërkimor për njerëzit që të kuptojnë më mirë të fhënat për gjëndjet shëndetësore. Përdoruesit e iPhone tani mund të gjurmojnë më mirë të fhënat jetësore si temperatura, rirmin e zemrës ose rangun e lëvizjeve nëse ata vuajnë nga sëmundja e parkinsonit ose nëse kanë kryer ndonjë operacion kohët e fundit, për shembull. Këto të dhëna mund të ndahen me të afërmit e tyre apo doktorët për të përshtatur mjekimet.
CareKit do të jetë i disponueshëm në Prill.
Përditësime të vogla për Apple Watch dhe Apple TV
Asgjë interesante për përditësimet e Apple Watch gjatë konferencës përveç uljes së çmimit, tani vetëm $300, dhe disa modele të rinj rripash.
Që pas prezantimit të Apple TV vitin e kaluar, Cook thotë se tashmë ekzistojnë më shumë se 5,000 aplikacione për këtë pajisje. Ai gjithashtu përmendi disa përditësime të reja që do të vijnë për përditësimin e sistemit të operimit, si dosjet apo komandat zanore kështu që ju mund të thoni fjalëkalimin tuaj për t’u futur dhe të kontrolloni “Live Photos” nga pajisja juaj.
Përgatituni të përzini të afërmit tuaj jashtë dhomës nëse jeni aq përtac sa mos të shkruani fjalëkalimin tuaj.
iPhone SE është tashmë realitet
Ja ku është: një iPhone më i vogël. Apple madje bëri edhe një shaka të vogël për faktin se produkti ishte përfolur tej mase dhe ishte zbuluar.
iPhone SE është një pajisje 4-inç e cila vjen me një çip A9 64-bit dhe një bashkëprocesor të lëvizjes M9 – duke e bërë ekuivalent me iPhone 6s. Ka një kamera 12-megapiksel me të gjitha karakteristikat standarte, si panoramat, time lapse, slow-motion, video 4K, dhe Live Photos. Edhe kamera e selife-ve ka një blic true-tone gjithashtu.
Apple pretendon se iPhone SE ofron shpejtësi të LTE (4G) 50% mëtë shpejtë se iPhone 5s. Përmban Touch ID dhe Apple Pay gjithashtu.
Çmimi i iPhone SE fillon nga $400. Pa kontratë, ju mund ta bilini pajsijen nëpërmjet pagesës mujore me këste duke filluar nga 17$ për muaj.
Prenotimet do të filojnë më 24 Mars dhe do të jetë i disponueshëm në dyqane më 31 Mars. Apple planifikon që pajisja të jetë në 110 shtete deri në fund të Majit.
iOS 9.3 sjell disa përditësime të vogla, por të dobishme
Apple deklaroi disa përditësime të reja në iOS 9.3, si mbrojtja e shënimeve me fjalëkalime, Funksionin “Night Shift” i cili është miqësor me gjumin, dhe sugjerimet e aplikacioneve për Health.
Lastly, Education gets an update with more features for students, teachers and administrators.
Apple News do të ketë krye-artikuj dhe sugjerime në bazë të leximeve për shfletime më të lehta. CarPlay merr disa përditësime gjithashtu, me sugjerime këngësh dhe lokacione në hartë për pika të stacioneve të karburanteve apo pushimesh.
Një iPad Pro më i vogël
Ja edhe një pajisje të cilën po e prisnim, një përditësim të iPad Pro. Apple prezantoi një iPad Pro me ekran Retin 9,7 inç i cili peshon më pak se 0.45 kilogram.
iPad Pro i ri ka një ekran me Oxide TFT për raport më të madh kontrasti, dhe është 47% më pak pasqyrues se iPad 2, pasqyrimi më i ulët në një tablet, thotë Apple. Pajisja ka gjithashtu edhe ekranin me ndriçimin më të madh me spektrin më të gjerë të ngjyrave që Apple ka ndërtuar ndonjëherë. Është i projektuar për të njohur dritat e ambientit për të përshtatur ngjyrat në ekran.
Gjithashtu vjen me 4 autoparlantë të audios, proces A9X, koprocesor të lëvizjes M9, një driver grafik po aq të fuqishëm sa të një Xbox 360 si dhe “Hey Siri” gjithmonë të ndezur.
Kamera e përparme është 5MP, ndërsa kamera kryesore është 12MP dhe mund të xhirojë video në 4K.
Apple thotë se ka krijuar një iPad Pro më të vogël për ata të cilët duan pajisje të fuqishme por jo të mëdhaja në përmasa. Gjithashtu e pranon se kërkon të tërheqë përdoruesit e Windows-it me iPad Pro si një zëvendëues përfundimtar të kompjuterit personal.
Aksesorët përfshijnë një tastierë të zgjuar, një lexues të kartave SD, një adaptor të kamerave USB, dhe, sigurisht një Apple Pencil. iPad Pro vjen në 4 ngjyra, duke përfshirë edhe një hije të re të Rose Gold.
Çmimi i pajsijes do të fillojë në $599 për modelin 32GB me Wi-Fi dhe më pas ka mundësi zgjedhjeje deri në atë me memorje 256GB. Ky konfigurim zbatohet edhe në iPAd-in me ekran 12,9-inç gjithashtu.
Prenotimet fillojnë më datë 24 Mars dhe dërgohen më 31 Mars.