fbpx

Komisioni Europian i jep fund tarifave të Roaming-ut

Besoj se edhe ju u ka ardhur një “ofertë” e tillë nga operatori juaj, apo jo?

Roaming

Epo, pas kësaj “oferte” fshihet një tjetër ofertë e madhe nga e cila mund të përfitojnë konsumatorët europianë dhe ata që janë pjesë e EEA. Por jo ne. 🙁

Pas më shumë se 10 vitesh përpjekje dhe ulje tarifash, Komisioni Europian ka arritur një marrëveshje më në fund për t’i dhënë fund të gjitha tarifave “rrjepëse” të roaming-ut në vendet e BE dhe EEA.

Nga 15 Qershori i këtij viti e më tej, individët të cilët jetojnë në vendet e BE dhe Zonës Ekonomike të Europës do të tarifohen një lloj në të 28 vendet si të ishin në vendin e tyre. Pra, nëse do të kishit një kartë SIM nga një operator europian dhe udhëtoni në një shtet tjetër po në Europë, ju do të mund të kryenit thirrje, shkruanit mesazhe dhe navigonit në internet me të njëjtat tarifa si në vendin tuaj. E njëjta gjë vlen edhe për ofertat dhe paketat.

Nëse kontrata juaj ju lejon të shpenzoni 1GB duke naviguar në internet, të njëjtën sasi do të mund ta përdorni edhe në një vend tjetër pa asnjë kosto shtesë.

Kjo është një arritje e madhe për të gjithë europianët dhe vetë BE-në, pasi më në fund shtetet europiane nuk do të kenë më barriera taksash për komunikimin digjital, duke realizuar kështu një prej qëllimeve primare të BE.

Për vite me radhë, roaming ka qenë një problem vërtetë i madh për të gjithë qytetarët europianë, sepse tarifat të cilat aplikoheshin ishin tejet të larta dhe zakonisht nisnin thjeshtë me një të kaluar kufiri. Për shembull, qytetarët britanikë të cilët udhëtonin drejt Spanjës për të kaluar pushimet, thoshin se sapo ktheheshin në shtëpi i priste një faturë tejet e lartë e shërbimeve roaming. Por kjo nuk do të ndodhë më.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.