Samsung Galaxy S6 Edge Plus vs. LG V10
Hyrje
Vendosëm të sjellim këta dy telefona përballë njëri-tjetrit jo më kot por ngaqë kanë disa gjëra të përbashkëta duke filluar kështu me madhësinë e tyre fizike, edhe pse LG V10 është pothuajse 40 gram më i rëndë. Të dy kanë një ekran me madhësi të njëjtë 5.7-inç, të dy kanë një rezolucion QHD, të dy ofrojnë model 64GB, të dy vijnë me një kamer mbrapa të shkëlqyer 16MP dhe një para 5MP (FFC), LG V10 ka dy prej tyre për efekte speciale. Të dy, si Galaxy S6 Edge Plus dhe LG V10 kanë folësin e tyre në fund të pajisjes dhe të dy kanë sensorë gjurmësh gishtash. Të bateritë e të dyve ofrojnë karikim të shpejtë dhe të dy kanë karakteristikat e zakonshme – WiFi, Bluetooth (v4.2 tek Edge Plus dhe v4.1 në V10), GPS, NFC dhe një portë microUSB v2.0 për karikim, dhe transferim të të dhënave.
Hidhini një sy karakteristikave të detajuara më poshtë dhe do shihni se si këto dy pajisje të mrekullueshme qëndrojnë kundër njëra-tjetrës.
Karakteristikat:
Samsung Galaxy S6 Edge Plus
Ridizenjimi i Samsung Galaxy S6; ndërkohë duke ruajtur pamjet e tij fizike themelore, u shoqërua me një kornizë të fortë metali dhe me një dizajn të tërë prej xhami, e cila e bën të duket i mrekullueshëm por rezulton në një pajisje më delikate. Siç ndodh zakonisht, Samsung do të bëjë disa ridizenjime të bukura, por përsëri do të vijojë me traditën e tij të baterisë së palëvizshme dhe folenë e memorjes së shtueshme. Veç kësaj, Samsung shtoi modelin “Galaxy S6 Edge Plus” me një ekran më të madh dhe dopio të lakuar i cili i rriti faktorin e tij të mirë.
“Galaxy S6 Edge Plus” përbëhet nga një ekran 5,7 inç QHD Super AMOLED me një rezolucion 2560 x 1440 piksel me një densitet 518 piksel për inç dhe ekran të lakuar në anën e majtë dhe të djathtë. Kjo karakteristikë përballet me ekranin LCD 5,7 inç QHD të LG V10 me densitet 515 piksel për inç dhe një ekran të dytë i cili qëndron sipër ekranit parësor. Galaxy S6 Edge Plus përdor procesorin 64 bitësh të Exynos 7420 me 8 bërthama nga të cilat 4 janë 1,5GHz dhe 4 të tjerat në 2,1GHz. Kjo përballet me procesorin 6 bërthamësh Snapdragon 808 të përdorur në LG V10. Galaxy S6 Edge Plus ka një RAM DDR4 prej 4GB dhe memorje të brenshme të pazgjerueshme 32 dhe 64GB USF 2,0. LG V10-a vjen me një RAM DDR3 prej 4GB dhe memorje të brendshme 64GB të zgjerueshme nëpërmjet kartave të memorjeve “microSD”.
Galaxy S6 Edge Plus ka një kamera parësore 16MP me aperturë f/1.9, autofokus dhe një dritë LED dhe OIS. Ndërsa ka një kamera dytësore 5MP me aperturë f/1.9 për selfie dhe videotelefonata. Kjo përballet me kamerën 16MP dhe kamerën dytësore 5MP të LG V10. Galaxy S6 Edge Plus ka një bateri të palëvizshme 3000mAh ndërsa LG V10 ka një bateri të lëvizshme 3000mAh. Të dyja pajisjet duhet të arrijnë një ditë të plotë pa karikim dhe të dyja pajisjet duhet të jenë të afta të karikohen shpejt, duke qenë që Galaxy S6 Edge Plus ka të përfshirë karikimin e shpejtë me “wireless”.
Galaxy S6 Edge Plus vjen me sensor të identifikimit të shenjave të gishtave, ashtu si LG V10. Android 6.0, sistemi më i ri i Android Marshmallow, duhet të vijë këtë muaj me S6 Edge Plus. Me Marshmallow, ju do të jeni në gjendje të autorizoni blerje në smartphone-in tuaj me anë të sensorit të identifikimit të gishtave duke përdorur Android Pay, së bashku me Samsung Pay i cili është i certifikuar nga PayPal. Vjen i pajisur me sensorin e matësit të rrahjeve të zemrës dhe atë të oksigjenit. Karikimi i tij i shpejtë pa tela mund të trajtojë të dyja formatet, edhe Qi edhe PMA. Do të jetë i disponueshëm në ngyrat: të bardhë perle, të zezë safiri, të artë, të argjendtë titani dhe rozë, në varësi të vendit ku ju e blini Galaxy S6 Edge Plus. Do t’ju kushtojë rreth $770 për modelin 32GB dhe $865 për modelin 64GB.
LG V10
Për një gjë jam i sigurtë, LG V10 është një telefon shumë i bukur.
LG V10 ka dy kamera 5MP FFC , dhe ka një ekran të vogël, “mbi” ekranin kryesor 5.7-inç i cili vepron në mënyrë të pavarur.
Edhe Galaxy S6 Edge Plus ka ekranin e tij kryesor dhe më pas një tjetër të lakuar që vepron si një ekran i dytë, edhe pse kjo është arritur me anë të softuerit, pra në të vërtetë nuk është një ekran i dytë. Ekrani kryesor i V10 është 5.7-inch IPS Quantum QHD me një rezolucion prej 2560 x 1440 pikselësh dhe 515 PPI. Ekrani i dytë ka një rezolucion prej 1040 x 160 pikselësh i cili ‘ulet’ në zonën e sipërme të ekranit kryesor dhe gjithashtu paketon 515 PPI. Ekrani i dytë mund të qëndroj i ndezur ndërkohë që ekrani kryesor është i fikur dhe shërben për të treguar njoftimet, motin, orën/datën, dhe më tepër.
LG anashkaloj Snapdragon 810 duke zgjedhur kështu proçesorin 1.44 GHz, 64-bit Qualcomm Snapdragon 808 Hexa-core me katër core të sinkronizuara në 1.44GHz dhe dy core të tjera në 1.82 GHz. V10 paketon 4GB RAM DDR3 kundrejt Galaxy S6 Edge Plus i cili vjen me po të njëjtën sasi RAM pra 4GB por më të shpejtë DDR4. LG V10 sjell vetëm një variant sa i përket hapësirës, 64GB, por ka një vend për kartë microSD për t’a zgjeruar atë deri në 200GB. Galaxy S6 Edge Plus vjen me dy variante 32GB dhe 64GB por fatkeqësisht nuk ka vend për microSD.
Pjesa e kamerave tani tek të dy flagship-ët është shumë konkurruese, si LG ashtu dhe Samsung e marrin këtë pjesë shumë seriozisht. LG V10 përdor po të njëjtën kamera që kemi parë dhe tek LG G4 me një sensor 16MP dhe lazer autofokus, një aperture të madhe f/1.8, OIS dhe një blic LED. Sa i përket kameras para, LG V10 nuk ka vetëm një por dy kamera 5MP FFC për një fushëpamje më të gjerë dhe më të thellë tek selfiet tradicional ose në video chat. Galaxy S6 Edge Plus gjithashtu përdor një kamera mbrapa çmim-fituese 16MP si dhe një para më tradicionale 5MP FFC. LG V10 ka një bateri të lëvizshme 3000mAh, ndërsa Galaxy S6 Edge Plus ka një bateri me po të njëjtën madhësi 3000mAh, por jo të lëvizshme, megjithëse përfshin karikim të shpejtë wireless.
…dhe fituesi është? Këtë pjesë do u’a lëmë juve në dorë, kështu që na thoni, cili është fituesi i këtij dueli?