Ajo ndjesia kur kabllot e rrjetit sistemohen siç duhet…
Shumica prej jush kanë qejf që të studiojnë për Informatikë dhe në të ardhmen të punojnë si IT në një kompani, por ajo që duhet të dini është se puna e një IT-je nuk është vetëm që të sigurohet që gjithçka funksionon siç duhet, por që të menaxhojë edhe kabllot e rrjetit.
Sigurisht që nëse gjithçka funksionon siç duhet në rrjet, askush nuk do t’ua njohë meritat, por nëse diçka, sado e vogël qoftë ajo, nuk funksionon siç duhet, i gjithë faji do të bjerë mbi ju. Thjeshtë po ju paralajmërojmë.
Dhe sa për atë pjesën e kabllove, po. Do të keni nevojë për pak fantazi për t’i sistemuar kabllot në një mënyrë sa më estetike, që gjithashtu të bien edhe në sy dhe puna juaj të vlerësohet. Por nëse ju mungon kjo pjesë, mund t’i hidhni një sy galerisë magjepsëse më poshtë.
Por nëse këto nuk ju mjaftojnë, atëherë shihni sa bukur i kam sistemuar unë kabllot e kompjuterit tim:
Burimi i fotove: GroggyOtter (Imgur)