Ja se sa pritet t’i kushtojë Samsung tërheqja nga tregu i Note 7

Sapo gjërat kishin filluar të dukeshin vërtet mirë për Samsung me hedhjen në treg të smartfonit Galaxy Note 7, gjithçka shkoi keq. Raportime të këtyre telefonave të cilët merrnin flakë gjatë karikimit filluan të shfaqeshin dhe më pas Samsung njoftoi zyrtarisht një mbledhje të të gjithë telefonave Note 7 që kishte shitur. Analistët po mbledhin informacione se sa pritet që t’i kushtojë kjo gjë Samsung, dhe numri është tek një shifër masive prej 1 miliardë dollarë.
Samsung planifikon të tërheqë nga tregu të gjithë 2.5 milionë telefonat Note 7 të shitur që kur pajisja doli në treg disa javë më parë. Deri më tani, numri i Note 7 të cilët kanë marrë zjarr qëndron tek 36 dhe të gjithë ishin duke u karikuar gjatë kohës që ngjarja ndodhi. Tërheqja nga tregu vjen në një kohë kur Samsung më në fund po rifutej fuqishëm në tregun e blerjeve me produkte që po shiteshin mirë dhe priste që të konkurronte fuqishëm ndaj modeleve të reja të iPhone të cilët do të hidhen në treg këtë javë nga Apple. Akoma më keq se dëmi monetar për tërheqjen nga tregu është dëmi i shkaktuar ndaj emrit Samsung.
“Dëmi potencial i reputacionit është edhe më i madh se humbjet financiare afatshkurtra,” ka thënë Chang Sea Jin, një profesor në Universitetin Kombëtar të Singaporit.
Samsung nuk ka dhënë deklarata zyrtare rreth kostove të tërheqjes nga tregu; kostoja prej 1 miliardë dollarë është thjesht një përllogaritje nga analistët. Gjithçka që Samsung ka thënë në rrugë zyrtare rreth kostove të këtij operacioni është se numri është një “sasi kolosale.” Gjithsesi, kjo kosto nuk do të shkatërrojë Samsung pavarësisht të gjitha zerove.
Samsung pritet të arkëtojë të ardhura neto prej 20.6 miliardë dollarë këtë vit. Ana pozitive për Samsung në këtë është se kompania e cila mundëson bateritë për smartfonat do të mbajë detyrimisht peshën e kostove për tërheqjen nga tregu. Samsung nuk ka thënë se cili është mundësuesi zyrtar i baterive për Note 7. Gjithsesi, Korea Economic Daily thotë se 70% e baterive ishin ofruar nga Samsung SDI dhe 30% prej Amperex Technology Ltd. Nëse keni një Note 7 dhe doni të doni çfarë duhet të bëni me pajisjen tuaj, ne kemi gjithçka që duhet të dini.